E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro 2012 Gjermania sfal Anglia ndalet ne shtepi

Pas fitores ndaj Turqise Gjermania ka marre nje tjeter fitore po me rezultatin 3-0 te vlefshme per grupin A te eleminatoreve te Euro 2012.

Kete radhe skuadra e Hoakim Lev ka fituar ne transferte ndaj Kazakistanit. Golat u shenuan nga Klose ne minuten e 48 Gomes ne minuten e 76 dhe Podolski ne minuten e 85.

Ne kete grup suprize ishte fitorja e Azerbajxhanit ndaj Turqise me rezultatin 1-0 ndersa Belgjika dhe Austria ndane nga nje pike pas barazimit tenistik 4-4.

Ne grupin B Armenia mundi 4-0 Andoren Rusia fitoi minimalisht 0-1 ndaj Maqedonise dhe Sllovakia barazoi 1-1 me Irlanden.

Grupi C Ishujt Faroe barazuan me Irlanden e Veriut 1-1 ndersa Sllovenia fitoi 0-1 ndaj Estonise nderkohe qe ndeshja Itali-Serbi u nderpre per shkak te trazirave te tifozeve serbe ne Xhenoa dhe per rezultatin e saj pritet nje vendim i UEFA-s.

Ne grupin E Hungari fitoi ndaj Finlandes me rezultatin 1-2 Holanda shkaterroi 4-1 Suedine dhe Moldavia fitoi 0-2 me San Marinon.

Greqia udheheq grupin F pas fitores 2-1 ndaj Izraelit nderkohe qe Letonia barazoi 1-1 me Gjeorgjine.

Supriza e grupi G ishte barazimi pa gola ne shtepi i Anglise se Kapelos. Tre Luanet nuk shkuan me shume se nje rezultat i bardhe me ballkanasit e Malit te Zi. Ne ndeshjen tjeter Zvicra mposhti Uellsin 4-1.

Danimarka mundi 2-0 Qipron dhe Portugalia 1-3 Irlanden ne dy ndeshjet e vlefshme per grupin H.

Ne grupin I Cekia mundi 0-2 Lihtenshtejnin ndersa Spanja fitoi 2-3 ndaj Skocise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›