Euro 2012 Hollanda mund 2-0 Finlanden

Hollanda ka mundur 2-0 Finlandën, duke siguruar biletën për të finalet e Euro 2012. Golat e Kevin Strootman dhe Luuk de Jong I kanë dhuruar skuadrës së Van Mrwijk fitoren e tetë në tentë ndeshjet e luajtura në grupin E, duke bërë që “Tulipanët” t’i bashkohen përfaqësueseve të tjera si Gjermania, Spanja dhe Italia, të cilat janë kualfikuar përpara kohe për në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian.
Hollanda do të dominate sfidën dhe do të gjente golin e avantazhit në minutën e 29-të me Strootman, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi të saktë të Wesley Sneijder. Pjesa e parë e takimit do të mbyllej me epërsinë minimale të hollandezëve, që me rikthimin në fushë do ta kishin të lehtë ruajtjen e avantazhit, pas daljes me karton të kuq të mesfushorit me origjinë kosovare Përparim Hetemaj.
Me një lojtar më shumë në fushë, skuadra e Van Marwijk do t’I afrohej në shumë raste dyfihimit, por do të vuloste suksesinvetëm në limitet e kohës së rregullt. De Jong do të shënonte golin e dytë për “Tulipanët” që pas finales së Botërorit 2010 e kanë vendosur veten mes favoritëve për të fituar titullin kampion Europe verën e ardshme.
Nertan Prifti