E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmat ne BE Gjermania veshtireson procedurat

Gjykata Kushtetuese gjermane  vendos në favor të  ndihmave disa miliarda euro për Greqinë dhe kontributin në ombrellën për shpëtimin e euros. Sipas  gjykatës  ato  janë konform kushtetutës. Grupi i 6 profesorëve të njohur rreth deputetit kristiansocial Peter Gauweiler, të cilët i kishin paditur ndihmat miliardëshe, argumentonin se bëhej fjalë për shkelje të së drejtës evropiane. Veç kësaj ata shohin të cënuar të drejtën e parlamentit federal gjerman për të vendosur për buxhetin.

Gjykatësit nuk i refuzuan  në përgjithësi masat për shpëtimin e euros, por gjykata e lartë theksoi se në të ardhmen  në  vendime të tilla Bundestagu  gjerman duhet të luajë një rol edhe më të madh. Miratimi në parlament  sipas analistëve pritet të ngadalësojë dhe më një proces që dhe më herët është  kritikuar për mënyrën apatike të kundërpërgjigjes. Që nga  viti i kaluar, vendet e eurozonës kanë rënë dakord për mbështetjen e Greqisë, Portugalisë dhe Republikës së Irlandës nëpërmjet një fondi Evropian për Stabilitet Financiar. Por tani  ekspertët druajnë se të tjera vende kanë  nevojë për ndihmë financiare.

Ndërkohë, në një intervistë per gazetën Bild, një nga udhëheqësit e koalicionit në Gjermani në pushtet nuk përjashtoi që Greqia të  përjashtohet nga eurozona  "Mendoj se nuk mund të përjashtohet një mundësi e tillë ndonëse kam ende besim se  rruga e zgjedhur do të sigurojë sukses," tha Horst Seehofer, kryetar i Bashkimit Kristian Social dhe një nga tre aleatët e qeverisë Merkel. Këto komente bien ndesh me deklaratat e kancelares që është shprehur se "nuk ka shanse" që Greqia të lerë eurozonën.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›