E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson mbron Mourinhon

Trajneri i Manchester Unietd, Sir Alex Ferguson ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij, Jose Mourinho.

Trajneri i Real Madridit pushtoi lajmet kryesore edhe një herë pasi qëlloi ndihmës-trajnerin e Barcelonës, Tito Villanova, në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës. Edhe pse portugezi u kritikua shumë, Ferguson nuk sheh gjë të keqe në sjelljet e tij.

“Nuk shoh diçka të gabuar në entuziazmin e tij. Kur isha më i ri edhe unë tregoja më shumë entuziazëm në stol, gjithmonë bëja xheste dhe udhëhiqja. Është në natyrën e Mourinhos të jetë i trazuar”.

“Kur e kam parë Mourinhon të lëvizë poshtë e lart vijës anësore në Old Trafford kur drejtonte Porton, i thash vetes, "A e kam bërë edhe unë këtë"? Njerëzit e dallojnë entuziazmin. Fansat e kuptojnë se ai lufton për ta dhe për ekipin”, ka thënë Ferguson për Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›