E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetim i perbashket per krimin e organizuar Ina Rama ne takimin e Hages

Zyra e shtypit ne Prokurorise se Pergjithshme ka bere me dije se Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama po merr pjese ne takimin vjetor te Shoqates Nderkombetare te Prokuroreve qe po organizohet ne Hage mbi temen e bashkepunimit nderkombetar kunder krimit te organizuar dhe gjetjen e formave qe lehtesojne bashkepunimin dhe hetimet e perbashketa.
Sipas autoriteteve te prokurorise bashkepunimi nderkombetar per hetimin e perbashket te krimit te organizuar shihet si nevoje globale dhe jo vetem rajonale.
Sipas njoftimit te prokurorise teme e rendesishme e ketij takimi mesohet te jete edhe bashkepunimi i institucioneve te drejtesise sa i perket sekuestrimit te aseteve kriminale.
Ne ditet ne vijim nga Prokuroret e Pergjithshem do te diskutohen ceshtje te tilla te lidhura me krimin e organizuar trafikimin e qenieve njerezore ndihmen e ndersjelle ne fushen penale si dhe arrestimin e personave qe i fshihen drejtesise.
Takimin e ka pershendetur Ministri i Drejtesise i Holandes Ernest Hirsch Ballin Prokurori i Pergjithshem holandez Harm Brouwer Kryetari i Shoqates Nderkombetare te Prokuroreve Francois Falleti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›