E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012? Të tretët, ose të katërtit

Presidenti

Objektivi i Shqipërisë për eliminatoret e Euro 2012, ku në grupin D do të duhet të përballemi me Francën, Rumaninë, Bosnjën, por edhe Bjellorusinë e Luksemburgun, do të jetë vendi i tretë ose i katër. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti Duka, i cili vuri në dukje ecurinë e mirë të përfaqësueses që nga koha kur ai mbërriti për herë të parë në krye të FSHF-së. “Mendoj se ekipi Kombëtar ka bërë hapa përpara, edhe pse realisht ende nuk jemi aty ku të gjithë dëshirojmë, tha Duka. Problemi i vazos është aktual, pasi deri 6-7 vjet më parë ne ndodheshim në vazon e fundit. Tashmë jemi të dytët në vazon e parafundit dhe kemi lënë mbrapa mjaft skuadra”. Por në këto eliminatore (Euro 2012) ai shpreson në hedhjen e një hapi të madh: “çdo lojtar hyn në fushën e lojës për të fituar, por vetëm pasi fillon ndeshjet, mund të mësosh se çfarë mund të marrësh nga gara. Paraprakisht them se do të ishim të kënaqur me vendin e tretë ose të katërt në grup”, përfundoi presidenti.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›