E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 2011, krijimi i Kombëtares së Femrave

Risia

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka konfirmuar krijimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit për Femra. Vetëm pak muaj pasi institucioni që drejton sportin më popullor ka mbështetur fuqishëm zhvillimin e kampionatit të parë të këtij lloji në vend, tashmë synohet kalimi në një tjetër nivel. “Gjatë këtij viti kemi zhvilluar kampionatin e parë të futbollit për femra në Shqipëri, i cili është subvencionuar plotësisht nga FSHF-ja”, deklaroi Duka. “Përse nuk ka femra në organet vendimmarrëse të federatës? Në federatë ka mjaft femra që punojnë, por nuk mund të jap një shpjegim përse nuk ka asnjë të tillë në organet e ndryshme vendimmarrëse, si për shembull në Komitetin Ekzekutiv. Mendoj se ky është një deficit. Vitin e ardhshëm kemi një projekt për krijimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit për Femra. Më 2011 kjo skuadër do të mund të marrë pjesë në turne të ndryshëm, duke filluar nga ata miqësorë e deri te aktivitetet ndërkombëtare”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›