E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012, gati Shqipëri-Uzbekistan

Shqiperia do te luaje te merkuren kunder Uzbekistanit ndeshjen e fundit miqesore ne prag te nisjes se elininatoreve te Euro 2012, sfide kjo qe eshte cilesuar si shume e rendesishme nga futbollistet kuqezi. Sipas tyre ky takim do te ndihmoje skuadren te gjeje ritmin e duhur, nderkohe qe do t’i jape trajnerit Josip Kuzhe ide me te qarta ne lidhje me formen e lojtareve te tij.

"Duke pare qe kualifikimet i kemi para nesh, eshte e rendesishme per trajnerin qe te konsolidoje skuadren, se kush do jete ne 11, apo 14-tshja per kualifikimet qe vijne", thote Edmond Kapllani sulmues i kombetares

"Jane shume te rendesishme keto ndeshje para eleminatoreve, per vete faktin se eshte dhe periudha e pushimit te kampionatit, keshtu qe cdo lojtar, sado aktivizohet me klubet dhe ndeshje miqesore i mungon ai ritmi i kampionatit dhe ndeshjet, keshtu qe mundohemi te perfitojme sadopak ne ndeshjen e rradhes", u shpreh Gjergji Muzaka mesfushor i kombetares

"Mendojme se na sherben shume kjo ndeshje duke pasur parasysh qe kemi pak probleme rreth ekipit. Eshte nje ndeshje e rendesishme si per trajnerin dhe per ne, ku dihet se eshte ndeshja e fundit per eleminatoret", tha Armend Dallku, mbrojtes i kombetares.

Nen drejtimin e trajnerit Josip Kuzhe, skuadra shqiptare ka nisur pergatitjet ne kryeqytet, nderkohe qe ndeshja kunder Uzbekistanit do te luhet te merkuren ne stadikumin “Niko Dovana” te durresit ne oren 20:30. Ky eshte testi i fundit per kuqezinjte perpara elimintaoreve te Euro 2012, ku Shqiperia luan ne grupin D bashke me Francen, Rumanine, Bosnje Herzegovinen, Bjellorusine dhe Luksemburgun.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›