E Shtunë, 31 Tetor 2026

United nuk dorëzohet për Ozil

Manchester United do të vazhdojë luftën për transferimin e mesfushorit gjerman, Mesut Ozil dhe sipas mediave britanike, është e mundshme që Djajtë e Kuq ta zyrtarizojnë tranferimin në ditën e mbylljes së afatit kalimtar veror.

Daily Mail shkruan se United mezi pret të nënshkruajë me yllin e Botërorit të sivjetëm. Werderi po kërkon 20 milionë paund dhe gjermanët do t'i zhvillojnë negociatat me klubet e ndryshme deri në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, kur pritet të pranohet oferta më e mirë për supertalentin.

Agjenti i Ozil thuhet të ketë biseduar edhe me Barcelonën dhe Real Madridin, por 21 vjeçari është skeptik sa i përket vendit në përbërjet e para të klubeve spanjolle. Ozil ka edhe një vit kontratë dhe kjo është mundësia e fundit për Werderin që të fitojë para të majme nga shitja e gjermanit me origjinë turke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›