E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikën Diego, Juventusi kërkon një sulmues

Te Juventusi është gjithçka gati për epokën post Diego. është një sfidë treshe për të zëvendësuar fantazistin Brazilian mes Edin Dzeko ,Emanuel Adebayor dhe Pazzini. Maksimumi të enjten drejtori i përgjithshëm i Juventusit Marota do të takohet me atë të Volfsburgut Diter Hënes ku do të diskutojnë për situatën e sulmuesit boshnjak, një takim që i ka pëlqyer edhe sulmuesit i cili është shprehur shumë herë rreth së ardhmes së tij. Marota nuk e di se si do të reagojnë drejtuesit e skuadrës gjermane por në momentin më të mirë mund të projektohet një shkëmbim mes Dzekos dhe Diegos plus një shumë parash për Volfsburgun. Por nuk mund të përjashtohet që paratë për boshnjakun të vinë edhe nga shitja e Diegos i cili lihet i lirë për 20 milion euro vetëm për të arritur te Dzeko që kërkohet prej dy vitesh. Nga ana tjetër Juventusi po mendon seriozisht që të shesë Brazilainin pasi Diego nuk është shumë funksional te Zonja e Vjetër dhe një gjë të tillë e ka thënë edhe trajneri Delo Neri. Plani kryesor i torinezëve është që të arrijnë te Dzeko ndërsa plani alternativë është që me shitjen e Diegos në skuadër të vijnë Adebayor i Cityt ose ai që pëlqehet më shumë nga Del Neri Pazzini i Sampdorias.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›