Euro 2012, na turpëron edhe Franca 3-0
Shqipëria është turpëruar edhe më keq në ndeshjen me Francën jo për faktin e rezultatit 3-0, por se nuk kanë arritur asnjëherë ta pasojnë më shumë se dy herë topin, e jo më të mendonin për të goditur portën kundërshtare. Një formacion i arnuar ky kuqezi me shumë emra të rinj të cilët u grumbulluan për emergjencë e për fatin e tyre të keq, debutuan e bënë një figurë jo të mirë në Stad të Francës, pasi ishte hera e parë që luanin me njëri-tjetrin e vetëm 3 ditë ishin stërvitur bashkë. I vetmi për të cilin mundi të luajë e të shfaqë agresivitet e grintë ishte Odise Roshi i marrë nga ekipi Shpresa, për të mbrojtur e sulmuar në krahun e majtë. Ndërkohë të tjerët thjesht shëtisnin uniformën në fushë e shihnin të çorientuar francezët teksa përballë Ujkanit inekzistent, paraqitja e tij më e dobët me kombëtaren, shënuan tre herë në çdo formë. Tashmë na mbeten sytë tek kalendari pasi vuajtjet me sa duket ende nuk kanë mbaruar. Këto eliminatore ndryshe nga çfilluan, po mbyllen me një paraqitje të shpërfytyruar për Shqipërinë e cila duhet të përballet edhe me Rumaninë në Qemal Stafa më 11 tetor. E.Tufa
Rezultatet e sotme
Grupi A
Azerbaixhan 1-4 Austria
Turqi 1-3 Gjermani
Belgjikë 4-1 Kazakistan
Grupi B
Armenia 4-1 Maqedonia
Slovakia 0-1 Rusia
Andorra 0-2 Irlanda
Grupi C
Serbia 1-1 Italia
Irlanda V 1-2 Estonia
Grupi D
Bosnjë – Hercegovina 5-0 Luksemburg
Rumania 2-2 Bjellorusia
Franca 3-0 Shqipëria
Grupi E
Finlanda 1-2 Suedia
Holanda 1-0 Moldova
Grupi F
Latvia 2-0 Malta
Greqi 2-0 Kroacia
Grupi G
Uellsi 2-0 Zvicra
Mali i Zi 2-2 Anglia
Grupi H
Qipro 1-4 Danimarkë
Portugali 3-1 Islanda (vazhdon)
Grupi I
Republika Çeke 0-2 Spanja
