Shtohet numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE
Të dhëna nga Komisariati për Refugjatët në Belgjikë, tregojnë se ka një rritje të numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria. Alarmi i cili u dha më parë nga Komisioni Evropian duket se po shqetëson Evropën ndërkohë që dhe ministri i brendshëm, Bujar Nishani e pranoi një fakt të tillë 3 ditë më parë. Në 6 muajt e parë të këtij viti, janë shënuar mesatarisht 25 aplikime në muaj ndërkohë që rritje të befasishme është vënë re në dy muajt e fundit. Ndërkohë, gushti numëron 50 kërkesa ndërsa shtatori 84 të tilla.
Zyra e komisioneres Sesilja Malmstrom rikujton ndryshimet që i janë bërë rregullores së vizave. Komisionerja thekson se komisioni propozoi një klauzolë sigurie që do të lejojë, në kushte të posaçme të jashtëzakonshme, rivendosjen e përkohshme të vizave për qytetarët e vendeve të treta që përfitojnë nga heqja e vizave me BE-në.
TCH