Ukrainë Francë Gjelat nisen si favoritë ndaj vendasëve
A e dini se?
Ishte një eufori e madhe pas ndeshjes ndaj Suedisë, por kur e pamë takimin sërish dalluam se nuk kishte shumë për tu mburrur, – deklaroi trajneri i Ukrainës, Oleg Bllohin
Ukrainë – Francë
ora 18:00, në Donjeck
Formacionet e mundshme:
Ukraina: Pjatov, Husjev, Khaçeridi, Mikhalik, Selin, Timoshuk, Rotan, Nazarenko, Konopljanka, Jarmolenko, Voronin.
Franca: Loris, Debushi, Rami, Mekses, Evra, Kabaje, MVila, Maluda, Nasri, Benzema, Riberi.
Përgatiti: Admir Gremi
Ukrainë – Francë
Gjelat nisen si favoritë ndaj vendasëve
Ukraina fitoi ndeshjen e parë ndaj Suedisë e udhëhequr nga Shevçenko, por në letër Franca e Blankut duket se ka diçka më shumë
Trajneri i Ukrainës, Oleg Bllohin, ka refuzuar të japë ndonjë të dhënë në lidhje me titullarët që do të zbresë kundër Francës. Kapiteni Andrij Shevçenko është përfshirë në një përplasje të lehtë makinash në rrugë, pas fitores me Suedinë, por ai nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe është i gatshëm për të luajtur. Mesfushori i Francës, Jan MVila, është rikuperuar nga një ndrydhje në kavilje dhe është i gatshëm gjithashtu. Ai mund të zëvendësojë Alu Diarranë, i cili luajti si mesfushor shkatërrues në barazimin 1-1 të së hënës ndaj Anglisë. Franca dominoi në zotërimin e topit dhe regjistroi 15 gjuajtje në portën e Anglisë, por barazimi 1-1 zgjati ecurinë e tyre pa fitore në një kompeticion madhor në 8 ndeshje, rekordi më i dobët në historinë e tyre. Edhe pse trajneri Loren Blank mund të ketë marrë zemër nga loja dominuese e Les Bleus në ndeshjen e parë, skuadra ndoshta ndjen mungesën e një lideri, apo të paktën të një lojtari deciziv në fitimin e ndeshjeve, i sprovuar në nivel ndërkombëtar. Vlen të theksohet se Franca nuk ka fituar kurrë një ndeshje në kampionatet europiane, pa Mishel Platininë apo Zinedin Zidan në ekipin e tyre. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Ukrainën, e cila është në borxh me kapitenin fantastik, Andrij Shevçenko, falë fitores në ndeshjen e parë ndaj Suedisë. 35-vjeçari shënoi një dopietë kundër suedezëve, duke u bërë lojtari më i vjetër që shënon një dygolësh, në Botëror apo Europian, që prej sulmuesit kamerunas, Roxher Mila, në Itali 90. Nëse veterani i Dinamos së Kievit do të inspirojë një tjetër fitore, atëherë bashkë organizatorët e këtij turneu do të siguronin pjesëmarrjen në çerekfinale. Gjithsesi, si Sheva edhe Oleg Bllohin kanë bërë të ditur se skuadra nuk duhet të humbasë përqendrimin, pavarësisht euforisë nga ndeshja e së hënës. Bllohin grumbulloi ekipin për të riparë videon e ndeshjes së parë dhe kritikoi lojtarët e tij për lejimin e shumë rasteve të suedezëve në minutat e fundit. Me siguri, ata do të duhet të shtrëngojnë dhëmbët ndaj një ekipi si Franca, e cila e njeh mirë Donbass Arenën e Donjeckut, pasi i ka mposhtur ukrainasit 4-1 në miqësoren e luajtur 12 muaj më parë. 3 nga ato gola u shënuan pas minutës së 87-të, kështu që ekipi i Bllohinit nuk mund të lejojë përsëritjen e një tjetër fund-ndeshjeje nervoze, si ajo me Suedinë.
Përballjet direkte:
- Franca është e pamposhtur në 6 ndeshje ndaj Ukrainës (3 fitore, 3 barazime), duke ruajtur portën të paprekur në 4 prej tyre.
- Ukraina ndali Francën në një barazim 2-2 në Kiev, në ndeshjen e parafundit, por francezët janë kundërpërgjigjur me një fitore 4-1 në fund, në ndeshjen e luajtur në Donjeck, vitin e kaluar. Ekipi vendas kaloi në avantazh në atë ndeshje, por rezultati u barazua në minutën e 87-të, përpara se ata të pësonin edhe 3 gola të tjerë në kohën shtesë.
Ukraina
- Ndaj Suedisë, Andrij Shevçenko u bë lojtari më i vjetër që shënon 2 gola në një ndeshje të vetme gjatë një Europiani apo Botërori, që nga koha kur Roxher Mila shënoi një dopietë me Kamerunin në Botërorin 1990 (moshën 38-vjeçare).
- Shevçenko u bë gjithashtu golashënuesi i dytë më i vjetër në një kampionat europian (35 vite e 256 ditë). Rekordi mbahet nga austriaku, Ivica Vastiç, i cili shënoi ndaj Polonisë në Euro 2008 (38 vite e 257 ditë).
- Shevçenko është tashmë 2 gola larg shifrës 50 për kombëtaren e tij. Ai është golashënuesi më i ri dhe më i vjetër në historinë e Ukrainës: nisi të shënonte kur ishte 19 vjeç e 215 ditë ndaj Turqisë, më 1996-n.
- Ekipi i Oleg Bllohin është i vetmi ekip në Euro 2012 pa një lojtar Premier Lige në skuadër. Vetëm 2 lojtarë, Andrij Voronin i Dinamos së Moskës dhe Anatolij Timoshuk i Bajernit të Mynihut, luajnë jashtë Ukrainës.
Franca
- Les Bleus kanë dështuar të fitojnë 8 ndeshjet e fundit në një kompeticion madhor (4 barazime, 4 humbje), duke konsideruar finalen e Botërorit 2006 si barazim. Kjo është ecuria më e keqe në historinë e tyre, gjë që ka eklipsuar atë prej 7 ndeshjesh pa fitore në vitet 1960-1978.
- Franca është e pamposhtur në 22 ndeshje, ku numërohen 15 fitore.
- Loren Blank mund të rivalizojë Berti Vogstin e Gjermanisë, i vetmi që ka fituar kampionatin europian si lojtar e si trajner (1972 dhe 1996).
- Statistikat tregojnë se goli i Samir Nasrisë ndaj Anglisë erdhi pas 21 pasimeve radhazi, gjë që përfaqëson aksionin më të gjatë të ndonjë Europiani, që prej 1980-s.
Oleg Bllohin: Nuk ka vend për eufori
Trajneri i Ukrainës, Oleg Bllohin, bëri të ditur të mërkurën, se nuk sheh vend për eufori, pavarësisht fitores 2-1 në ndeshjen e parë të kombëtares së tij në Euro 2012 ndaj Suedisë. 3 pikët e marra, falë dygolëshit me kokë të Andrij Shevçenkos, i kanë vendosur bashkë organizatorët e këtij kompeticioni në pozita të mira për tu kualifikuar në çerekfinale, pavarësisht se do të duhet të ndeshen me Francën dhe Anglinë, ndaj dhe Bllohin thekson se ka ende shumë punë për të bërë. Nuk ka asnjë arsye për eufori, tha ai për reporterët. Thjesht fituam një ndeshje dhe si trajner nuk jam kurrë i gëzuar. Të besuarit e mi ishin paksa të surprizuar, por unë nuk isha i lumtur pas seancës së udhëzimeve. I pashë paksa euforikë, megjithatë nuk ka arsye pse të mos mbetemi me këmbë në tokë. Kemi rishikuar 10 minutat e fundit e atij takimi dhe gjithçka mund të kishte shkuar keq, tha Bllohin, ekipi i të cilit do të përballet me Francën në Donjeck. Nuk mendoj se ishte ndeshja më e madhe në historinë e Ukrainës, pati shumë gabime. Disa mund të eliminohen, por për disa të tjera nuk ka kohë të mjaftueshme.
Blank: Do të luajmë ndryshe nga ndeshja e parë
Pasi humbi një mundësi të artë për të mposhtur Anglinë në ndeshjen e saj të parë në Euro 2012, Franca gjendet nën një presion më të madh nga sa ishte parashikuar, teksa po përgatitet për ndeshjen e sotme ndaj Ukrainës së rigjallëruar. Duam që lojtarët tanë të luajnë lojën e tyre natyrale, teksa ne si staf po bëjmë gjithçka të mundshme që ti ndihmojmë ata në këtë aspekt, tha Blank ditën e martë. Por, ka një diferencë mes asaj që thuhet dhe asaj që ndodh në fushën e blertë. Sigurisht, na duhet ti bëjmë gjërat ndryshe ndaj Ukrainës. Kjo mund të nënkuptojë ndërmarrjen e më shumë risqeve në minutat e para, sesa kthimin mbrapa në mbrojtje siç bëri Franca me Anglinë, e për rrjedhojë u ndëshkuan me gol. Reaguam mirë, por nuk mjaftoi të fitonim ndeshjen, tha Blank, duke theksuar se mund ketë sukses me formacionin e tij. Do të bëjmë ndryshime, nëse do të mendojmë se ka disa lojtarë, që mund të japin diçka më shumë në një ndeshje si kjo. Do të analizojmë
