Frenon Pogradeci Partizani dhe Lushnja japin prova force
Dje u zhvilluan ndeshjet e javes se 6-te te Kategorise se Pare ku skuadrat e kreut kane vijuar te fitojne me perjashtim te Pogradecit qe ka ngecur ne transferte. Keshtu ekipi liqenor u mund minimalisht 1-0 Gjirokaster ndersa beratasit kane dale me 1 pike nga fusha e Burrelit fale nje autogoli qe kane realizuar po vete por edhe golit te barazimit dhjete minuta para mbarimit te lojes te realizuar nga Bubeqi. Krejt ndryshe Kamza qe fale nje goli te shenuar me penallti nga Klevis Dalipi mendoi se triumfoi ndaj Apolonise se Fierit por nje eurogol i Metos per skuadren fierake ne minuten e trete te kohes shtese ka vendosur ekuilibrat e nje ndeshjeje mjaft te luftuar nga te dyja palet. Nderkohe Lushnja ka mundur paster 3-0 Bilisht Sportin duke treguar forcen kundrejt rivaleve. Ne stolin lushnjar eshte rikthyer pas denimit disamujor Artan Bano dhe ne formacionin e saj lojtari i dalluar Byzhyti duke u futur kesisoj edhe ne shinat e duhura te pretendimeve per tu ngjitur ne superlige. Nga ana tjeter skuadra lezhiane e Beselidhjes ka triumfuar ne nje transferte mjaft te veshtire si ajo e Velipojes teksa ka mundur me rezultatin 3-2 Aden vendese. Pavaresisht se jane gjendur dy here ne disavantazh lezhianet kane gjetur forca per te realizuar plot 3 here ne porten vendese duke permbysur gjithcka dhe dale me 3 pike te cmuara nga Velipoja. Fitore te arte ne transferte ka marre edhe Gramozi i Ersekes fale nje goli te brazilianit Edinjo realizuar ne fushen e Gramshit. Ky i fundit vijon te fundoset ne klasifikim ndersa skuadra kolonjare ngjitjen e shpejte drejt vendeve te kreut. Mamurrasi jo pa veshtiresi ka triumfuar ndaj Terbunit te Pukes me rezultatin 2-1 duke ruajtur edhe ai pozitat kryesuese fale nje starti mjaft premtues dhe pozitiv te skuadres se drejtuar nga Sinan Bardhi. Kujtojme se pukjanet kane nje ndeshje me pak ate te nderprere me Partizanin per shkak te kushteve atmosferike keshtu qe kane mundesi te rikuperojne dicka. Ndersa Partizani ka siguruar nje fitore plot mund ne stadiumin Selman Stermasi ku heroi i ndeshjes per te kuqte ka qene kapiteni Luan Pinari i cili ka shenuar ne porten e Vlores ne minuten e trete shtese duke i dhene Partizanit 3 pike me mjaft vlere per te mos mbetur ne fund te klasifikimit nderkohe qe Vlora nuk di tu ndahet humbjeve madje ne ndeshjen e javes se 6-te ishte pa trajner.
Renditja
Nd. Pike
1. Mamurrasi 6 13
2. Kamza 6 13
3. Pogradeci 6 12
4. Lushnja 6 12
5. Apolonia 6 11
6. Beselidhja 6 11
7. Tomori 6 10
8. Terbuni 5 9
9. Gramozi 6 9
10. Luftetari 6 8
11. Burreli 6 7
12. Partizani 6 6
13. Bilisht Sport 6 4
14. ADA 6 3
15. Gramshi 6 2
16. Vlora 6 2