E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një dele sa një Ferrari

Quhet «Deveronvale Perfection» (Perfeksioni i Devrionvale) dhe tashmë ka thyer rekordin e deles më të shtrenjtë në botë. Ajo është tetë muajsh dhe në ankandin e Lanarkut, në Skoci, u shit për 231 mijë paundë. Dashi i racës do të shërbejë kryesisht për riprodhim.

Kështu pronari i saj i ri, Jimmy Douglas, një fermer i zonës , thotë se ka ndërmend të marrë mbrapsht të gjitha paratë e tij. Motivi i një shifre të tillë astronomike ishte para së gjithash konstrukti i tij solid, gjë që e gjejmë të theksuar në gjedhët angleze.

Duke fërkuar duart, ish-pronari i saj i vjetër, Graham Morrison tha: «Nuk do të kisha besuar ndonjëherë se do të kishte arritur këtë çmim të pabesueshëm shitjeje », duke dalë nga ambientet e ankandit.

Precedenti – Delja që deri dje mburrej me titullin e «më të shtrenjtës në botë» ka ngordhur kohët e fundit në Britani. Dashi me emrin «Tophill Joe», jo vetëm që ishte shumë i shtrenjtë, por dhe shumë fertil: ai në total ka gjeneruar më shumë se 1000 qengja – si në mënyra natyrale dhe laboratorike -, vlera e të cilëve e marrë së bashku arrinte në 1 milion euro. «Tophill Joe» ishte blerë rreth gjashtë vjet më parë në një konferencë agrare për shumën 150 000 euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›