E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komision për grante

Pas shumë debateve se grantet e qeverisë po ndahen në mënyrë të pabarabartë nëpër komuna, qeveria ka vendosur që të krijoi një komision.

Anëtarët e rinj të komisionit të Granteve janë nga komuna e Pejës, Vitisë, Vushtrrisë dhe Zubin Potokut. Mirëpo ministri Ahmet Shala, tha se sfidë ende mbetet regjistrimi i popullsisë, pasi që ligji mbi qeverisjen e pushtetit lokal është aprovuar së bashku me një listë të numrit të popullatës nëpër komuna, e cila nuk përkon me realitetin.

Komisioni i Granteve, bëri përzgjedhjen me short të anëtarëve të rinj të Komisionit të Granteve për vitin 2010, në pajtim me Ligjin e Financave të Pushtetit Lokal. Ky komision përbëhet nga pushteti qendror dhe lokal. Ahmet Shala, ministër i MEF-it tha se roli i komisionit të Granteve është i përcaktuar me ligjin mbi financimin e pushtetit lokal dhe ka të bëjë me ndarjen e granteve të përgjithshme dhe atyre specifike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›