E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro U-17, Estoni-Shqipëri 1-1

/* */

Pas barazimit 1-1 kundër Estonisë vendase, në ditën e tretë të eliminatoreve të grupit 12, Shqipëria U-17 kaloi për herë të tretë në historinë e saj në Elite Round, në 21 pjesëmarrjet e saj në Europianin e kësaj grupmoshe, qysh kur mori pjesë për herë të parë në vitin 1991.

Më 13 maj 2001, Amri Jonuzi, lojtari i Olimpik U-17, u dënua nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, me 4 ndeshje pezullim (për ofendim të zyrtarëve të takimit), por tani mbrojtësi u shndërrua në një hero në Shqipëri, pasi falë penalltisë së ekzekutuar saktë prej tij në minutën e 52-të, Shqipëria kaloi në turin e dytë, apo Elite Round.

EURO U-17 2012
ELIMINATORET, GRUPI 12

13 tetor 2011
Sllovaki-Shqipëri 1-2
Gjermani-Estoni 5-0

15 tetor 2011
Shqipëri-Gjermani 0-1
Sllovaki-Estoni 5-0

18 tetor 2011
Gjermani-Sllovaki 2-0
Estoni-Shqipëri 1-1

RENDITJA

1. GJERMANIA     3    9
2. SHQIPËRIA     3    4
3. Sllovakia    3    3
4. Estonia        3     1

(Neser do te lexoni nje speciale per Kombetaren U-17)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›