Liga e kampioneve ndeshjet e treat ne grupe
Liga e Kampioneve kthehet sot në mbremje me ndeshjet e treta në grupe, ndërsa prozhektorët do të drejtohen në ‘San Paolo’, ku Napoli do të presë Bajernin e Mynihut. Gjermanët kryesojnë me pikë të plota grupin A, ndërsa vijnë në këtë sfidë pas një ecurie fantastike në Bundesligë. Kuotat e bavarezëve të Jup Heinkens rriten më shumë, duke parë që dyshimi i vetëm i trajnerit ka të bëjë me Arjen Roben, i cili nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit në kampionat.
Një shije të vecantë ka kjo ndeshje për Napolin, i cili i kthyer në nivelet më të larta të futbollit europian përballet me Bajernin pas 22 vjetësh. Italianët vijnë në këtë sfidë pas humbjes së fundit në kampionat, ndërsa trajneri Walter Mazzari ka kërkuar nga skuadra e tij një ndeshje perfekte. Në përballjen tjetër të grupit A, Manchester City do të lujë kundër spanjollëve të Villareal, ndërsa anglezët e Roberto Mancinit shihen si favoritë në këtë përballje.
Një ndeshje tjetër e madhe është ajo e “Santiago Bernabeut”, ku Reali i Madridit do të zbresë në “tempullin’ e tij kundër Olimpikut të Lionit. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho kryeson grupin D me gjashtë pikë, ndërsa fitorja sotme do të afronte spanjollët me kualfikimin.
Nga ana tjetër francezët kërkojnë të dalin me një rezultat pozitiv nga kjo sfidë dhe një barazim do të ishte sukses, duke parë formën e shkëlqyer që po kalojnë madrilenët në këtë sezon. Në sfidat e tjera të mbrëmjes së sotme të Ligës së Kampioneve, Interit i duhet një fitore në transfertën e vështirë kundër Lillë për të forcuar pozitën në grupin B.
I njëjti diskutim edhe për Manchester United, që pas një ecurie të dobët në grupin C, kërkon maksimumin në tranfertë kundër modestëve rumunë të Otelul Galati.
Nertan Prifti