E ardhmja e Tevez. Mundesi per rikthim tek Boca Juniors

Më në fund Carlos Tevez sheh një dritë në fund të tunelit ku është futur prej javësh karriera e tij. Sulmuesi argjentinas, i përjashtuar nga Manchester City dhe emri më i përmendur në merkaton e futbollit botëror, duket se ka një rrugëdalje për të ardhmen e tij. Nëse gjatë verës ishte në planet e disa prej skuadrave më të mëdha të Europës, tani opsioni më i mundshëm duket rikthimi në kampionatin argjentinas me Boca Juniors.
Klube si Inter, Juventus apo Real nuk mund të blejnë një lojtar që nuk luan në Ligën e Kampioneve, ndërsa ulja e cmimit të kartonit të tij si pasojë e përjashtimit nga Manchester City i ka hapur dritën jeshile transferimit të tij në skuadrën e cila e zbuloi dhe e hodhi më pas në tregun e futbollit botëror.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi argjentinas, i cili ka bërë të ditur se do të nisë tratativat me City, megjithëse drejtuesit e skuadrës më të madhe të futbollit argjentinas janë të vetëdijshëm që operacioni i merkatos do të jetë shumë i veshtirë.
Për momentin, pengesa e vetme për Boca Juniors duket se është skuadra braziliane e Corinthias, e cila gjatë merkatos së verës ofroi 45 milionë e për Carlos Tevez, por tani situata është shumë e ndryshme. Sulmuesi i përfaqësueses argjentinase duhet të largohet patjetër në janar nëse nuk do të vuajë hakmarrjen e trajnerit Roberto Mancini, i cili është gati t’i rezervojë një vend në tribunë futbollistit gjatë gjithë sezonit.
Nertan Prifti