E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro dhe dollari forcojnë pozitat ndaj lekut

Në tregun e lirë të valutës, një euro ka kushtuar 138.9 lekë dhe një dollar 106.5 lekë. Ndaj dollarit, leku ka rënë gati me 0.7 pikë, në krahasim me një ditë më parë, dhe ndaj euros ka pësuar një rënie më të lehtë. Ekspertët shpjegojnë se largimi i emigrantëve ka rritur ndjeshëm kërkesën për euro në treg, duke ndikuar kështu edhe në forcimin e vlerës së saj.
    
Ndërkohë, efektet nga tregu ndërkombëtar janë faktorë që importojnë forcim të dollarit amerikan, i cili është rritur ndjeshëm kohët e fundit.
    
Gjithsesi, ekspertët shprehen optimist për një stabilizim të pozitës së lekut në të ardhmen e afërt kundrejt euros dhe dollarit, që sipas tyre, lidhen me reduktimin e faktorëve sezonal, qofshin këto dhe të importuar. /start/

                                                                                             2011-01-08 14:39
  [ 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›