Pollo: 2011, viti i tarifave më të ulta telefonike dhe i internetit falas

Premtimi është dhënë sot nga ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, gjatë një konference që ai mbajti për shtyp. Duke u ndalur në objektivat kryesore për vitin 2011, ministri Pollo theksoi se "si pasojë e rregullimit dhe rritjes së konkurrencës në treg, presim zhvillime të qarta në këtë drejtim duke filluar nga pranvera e këtij viti".
Sipas tij, me përdorimin në rritje në treg të teknologjisë 3G, do të ketë internet me shpejtësi të lartë. "Sot kushdo që ka një telefon celular të avancuar (smart phone) do të ketë shërbime kudo që të ndodhet: në Shqipëri apo me pushime, në Tiranë, Shkodër apo Korçë, në dhomën e ndenjes apo në restorant, do të informohet, veprojë e ndërveprojë në mënyrë të vazhdueshme 24 orë në 24", premtoi Genc Pollo.
Ai bëri të ditur se në pranverë të këtij viti do të realizohet portabiliteti i numrit celular, ku çdokush mund të ndryshojë operatorin duke ruajtur numrin e celularit.
Pollo theksoi se një tjetër objektiv i këtij viti do të jetë ndërtimi i Rrjetit Kombëtar Brezgjerë (National Broadband Netëork), i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit, si dhe lidhja me kabllo ndërkombëtare me fibra optike.
"2011 do të jetë viti i zgjerimit të sistemit e-Kabinet dhe i ndërtimit të e-Parlament dhe e-Presidencë, në mënyrë që i gjithë dokumentacioni, nismat legjislative, etj., do të jenë vetëm në rrugë dixhitale, duke evituar përdorimin e letrës, dhe si pasojë reduktimin në minimum të prerjes së pemëve", u shpreh Pollo.
Ai tha se "një tjetër ambicie e dikasterit që drejton është që në këtë nismë të përfshihet edhe pushteti lokal që do të dalë nga zgjedhjet e 8 majit.
Sipas tij, pas pajisjes së të gjitha shkollave me kabinete informatike të lidhura me internet, sot ka shërbim falas të internetit në 550 zyra postare në të gjithë vendin.
Gjatë pasqyrimit të objektivave për ministrinë që drejton, Pollo shtoi se gjatë këtij viti do të përfundojë edhe projekti “GovNet”, për ndërlidhjen e institucioneve publike me të gjithë qarqet. /start/
2011-01-08 15:02
[