E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasat fiskale me cmim abuziv kostoja sipas Tatimeve 395 euro



Ervin KOCI

Cmimi i shitjes se kasave fiskale rezulton te jete nje abuzim edhe sipas raportit me te fundit te nxjerre nga vet Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve. Kjo e fundit disa dite me pare kishte raportuar se fitimi i kompanive te kasave fiskale nuk ishte me i larte se 12 per qind por vetem dje eshte raportuar per nje cmim qe eshte te pakten 100 - 150 euro me i ulet se sa ai i tregtimit real te kasave fiskale nga kompanite private. Nga raporti i strukturave te Drejtorise se Hetimit Tatimor rezultati final tregon se kostoja e kases arrin ne 395 euro pa llogaritur TVSH-ne dhe disa shpenzime te tjera qe kryejne shoqerite qira celular nafte per transport te brendshem etj. Te dhenat e raportit te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve jane te investiguara nga dy njesi hetimi tatimor dhe departamenti i verifikimit te vlerave. Te dyja raportet jane ballafaquar me njera-tjetren dhe jane paraqitur ne Ministri te Financave. Po ashtu me te dhenat mbi cmimin e kasave po njihet edhe Autoriteti i Konkurrences. Ajo cfare po ndodh aktualisht lidhet me faktin se ne treg jane tri shoqeri te cilat kane norma fitimi te ndryshme.

Cmimet
Tatimet thone qe per nje shoqeri e cila e porosit mallin ne Itali norma e fitimit nuk shkon me shume se 10 per qind kurse dy te tjerat qe e marrin ne Bullgari dhe Kine normat shkojne deri 15-17 per qind. MF-ja thekson se cdo qytetar mund te kerkoje ne internet dhe te gjeje sa eshte cmimi i kasave qe tregtohen ne Shqiperi dhe sa kushtojne ato ne vende te ndryshme te rajonit dhe Europes. Eshte e vertete qe kostoja fillestare ne dogane eshte e ndryshme nga ajo e shitjes se cdo kase por do te ishte e ndershme qe PS te informonte per te gjithe komponentet e kasave fiskale 19500 leke importi i kases 9000 leke importi i transmetuesit online si dhe shpenzimet e transportit dhe pajisjeve te tjera qe instalohen me kasen si karta e transmetimit permes mobilit siguria e sistemit komisionet e tjera qe e cojne koston e kesaj pajisje ne 49.000 leke dhe qe mund te verifikohet lehtesisht- deklaroi dje MF-ja.

Abuzimi
Opozita ka zbardhur dy dite me pare pjese te abuzimit te bere me cmimet e kasave fiskale. Sipas deputetes socialiste Mimi Kodheli kompanite e kasave kane pasur nje norme fitimi qe shkonte deri ne 300 euro. Me deklaratat doganore ne duar Kodheli paraqiti per mediat listen e cmimeve ku tha se kasat fiskale 748 cope cmimi mesatar 152 euro kase fiskale regjistrues 1000 cope cmimi mestar 151 euro tjeter deklarate cmimi per kase 109 euro kase fiskale cmimi mesatar 56 euro etj. si dhe modem eshte pretenduar 80 euro nderkohe 60 euro deklarata doganore. Sipas Kodhelit keto deklarata doganore tregojne qartesisht dimensionin real te perfitimit marramendes nga ky biznes qeveritar.

4 Tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›