E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen ne kufi 50 kg kanabis, ne kerkim 2 persona

GJIROKASTëR- Rreth 50 kg lëndë narkotike u bllokuan mbrëmë vonë në malin e Buretos nga policia e Gjirokastrës sot, ndërsa dy persona u shpallën në kërkim.
Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bëri të ditur se "lënda narkotike e ndarë në dy çanta shpine u bllokua 3 km larg kufirit Shqipëri-Greqi". Policia tha se dy tranportuesit, përkatësisht nga fshati Lazarat dhe Bulo, janë shpallur në kërkim.
Ky është rasti i gjashtë gjatë këtij viti që Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës bllokon në vijën e gjelbërt lëndë narkotike të paligjshme. Një javë më parë, Policia lokale bllokoi në malin Sopot mbi fshatin Lazarat, rreth 10 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, 280 kg lëndë narkotike "marijuanë", ndërsa ndaloi në flagrancë 4 shtetas.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›