E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi A takoi Ruli njerez prane Kryeministrit

Faktet Ish-Ekspozita. Opozita pyet per zonjat Vokshi sot publikohet nje dokument i ri

Ne do tju vendosim ne dispozicion nje dokument i cili tregon arsyen e vertete se pse filloi ky proces privatizimi dhe se cilet jane perfituesit e vertete te privatizimit te ish-Ekspozites lsquoShqiperia Sot. Neser ju do te viheni perballe nje dokumenti rreqethes i cili tregon nje te vertete qe e nxjerr lakuriq ministrin Kryeministrin dhe te gjithe kete qeveri ne lidhje me kete privatizim. Keshtu deklaroi dje nenkryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Eduart Shalsi i cili ka paralajmeruar zbardhjen e qellimeve qe cuan ministrin Genc Ruli ne privatizimin e truallit publik ne kete zone. Ndaj ketij te fundit seria e pyetjeve me karakter komprometues po vijon prej kohesh dhe ka hapur nje ceshtje qe krijon pershtypje se nuk ka per tu mbyllur si per sa i perket korrupsionit ashtu edhe njerezve te perfshire. Permes nje mekanizmi te administrimit te informacionit dhe afishimit te tij ne publik ne menyre sekuenciale edhe dje deputeti Shalsi ka hapur nje paranteze te re per ceshtjen e ish-Ekspozites Shqiperia Sot per te cilen selia roze po kerkon me ngulm nje reagim te mirefillte nga ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli. Kush e filloi procesin e privatizimit te ish-Ekspozites lsquoShqiperia Sot kush ishte nxitja A ka takuar z. Ruli ndonje njeri prane Kryeministrit Sali Berisha Cili eshte roli i zonjes Vokshi apo me mire te themi i zonjave Vokshi ne procesin e privatizimit te ish-Ekspozites dhe pse cmimi i shitjes se truallit mbeti i pandryshuar me vendimin e Keshillit te Ministrave nderkohe qe u trefishua ne zonat perreth pyeti Eduart Shalsi. E pazgjidhur deri me tani si pasoje e heshtjes se ministrit te akuzuar pyetja ne fjale do te marre nje pergjigje sot nga PS e cila disponon nje seri dokumentacioni komprometues per sa i perket aferave te sigluara nga qeveria. Perkundrejt ketij debati politik ne distance qe ka rreshqitur ne shinat e akuzes penale nje reagim i munguar eshte ai i Prokurorise se Pergjithshme e cila ka ruajtur statusin e vezhguesit ne kete situate. Nga ana tjeter vete selia roze ka preferuar perdorimin politik te informacioneve dhe dokumentacionit qe disponon pa e besuar ceshtjen ne rrugen institucionale. Presioni ne rritje i opozites qe po e njollos qeverine e Kryeministrit Sali Berisha i vetedeklaruar si Kryeminister i fjales se mbajtur krijon kushte te reja negocimi politik po te mbahet parasysh se heshtja si teknike neutralizimi te efektit te akuzave nuk mund te zgjase gjate. Pas nje serie sulmesh ndaj ministrave eshte e qarte se emri i Kryeministrit Berisha do te dale ne siperfaqe pasi eshte e pamundur te mendohet padija e plote e shefit te qeverise per levizje te ketilla qe perfaqesojne shifra shume te medha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›