Tartari-Avllaj-Selmanllari ballafaqim ne prokurori

Tre biznesmenet Arjan Tartari Dritan Avllaj dhe Rrahman Selmanllari do te thirren serish nga prokuroria per nje ballafaqim fizik ku do te pyeten bashkerisht nese kane marre ose dhene ryshfet per nxjerrjen e nje leje ndertimi ne Bashkine e Tiranes per ndertimin e disa kullave 30-kateshe ne zonen e Liqenit Artificial. Deshmite e dhena para organit te prokurorise nga biznesmenet nuk e kane bindur plotesisht grupin hetimor i cili e ka pare te arsyeshme ti ritherrase kesaj here duke i vene perballe njeri-tjetrit. Pyetjet do te jene te njejta per te gjithe ndersa organi i akuzes shpreson se me kete hap do te sqaroje te gjitha akuzat publike te deputetit Erjon Brace me parregullsite e dhenies se koncesioneve dhe te deputetes Albana Vokshi per dhenie ryshfeti per marrjen e nje leje ndertimi nga bashkia. Ne harkun kohor te tete diteve dy prokuroret Valentin Preci dhe Ardian Braho kane marre ne pyetje te gjithe aksioneret e firmes Vision Construction te cilet ne prokurori kane thene se kane bere biznes midis tyre ndersa nje nga aksioneret Rrahman Selmanllari ka pohuar jashte organit te akuzes se i ka dhene ryshfet 20 per qind biznesmenit Dritan Avllaj i cili siguronte se me lidhjet qe kishte mund te nxirrte lejen e ndertimit.
Deshmia e TartaritArjan Tartari bashkejetuesi i deputetes demokrate Albana Vokshi i thirrur ne prokurori dy dite me pare ka deklaruar para hetuesve se i ka dhene 20 per qind te aksioneve biznesmenit Dritan Avllaj me qellim studimin e zones ku do te ngriheshin pallatet 30-kateshe. Burime nga organi i akuzes deklarojne se Tartari ka mbrojtur veten ne prokurori ndersa deshmine e ka dhene ne menyre te kujdesshme. Ai ka folur per te gjithe aktivitetin e biznesit menyren e ngritjes se tij te ardhurat dhe vleresimin per treguan aktual. Deshmia e regjistruar ka qene shume e prere dhe e qarte ndersa gjate marrjes ne pyetje nuk ka permendur asnjehere qe shoqerohej nga nje avokat. Naten e marrjes ne pyetje Tartari eshte shoqeruar nga nje avokat i cili pasi priti per nje kohe te gjate ne hollin e Prokurorise se Tiranes eshte larguar prej asaj. Gjate kesaj kohe klienti i tij vazhdonte te fliste para prokuroreve si nje person qe ka dijeni per ngjarjen dhe jo si nje person nen hetim. Duket se ky status pra marrja ne pyetje e personit qe ka dijeni per ngjarjen ka shpetuar nga hetimi Tartarin. Akuza deklaron se bashkejetuesi i Vokshit ka deshmuar mbi pese ore ne prokurori per lejet e ndertimit dhe per marrjen ne koncesion te HEC-eve ndersa asnjehere nuk ka fajesuar veten pra te kete pranuar se ka dhene ryshfet per nxjerrjen e nje leje ndertimi. Ne te kundert ai mund te perballej me nje hetim nga akuza per vepren penale te korrupsionit aktiv. Burime nga Prokuroria e Tiranes lane te kuptohet se Tartari ka pranuar se i ka dhene 20 per qind te aksioneve biznesmenit Dritan Avllaj pasi ky i fundit i siguronte nje studim dhe nje plan ndertimi ne kete zone. Tartari ka pohuar se dhenia e aksioneve eshte bere ne menyre kolegjiale nga te gjithe aksioneret te cilet pranuan se zoti Avllaj ka te gjitha mjetet dhe njohjet per ndertimin e projektit te miratuar nga KRRTRSH-ja.