Operatoret garantojne energji pa nderprerje
Ministria e Energjetikës garanton qytetarët se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditëve festave. Gjatë një vizite që u zhvillua në qendrën e dispecerisë nga drejtues të operatorëve energjetik, CEZ, KESH dhe OST, u sigurua se do të plotësohen nevojat e qytetarëve për konsum. Sipas Minsitrit të Ekonomisë, Nasip Naço, punonjësit janë në gatishëmri për të riparuar çdo difekt të mundshëm.