E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje ndërmjet grupeve rebele në Libi

Dy grupe rebele në Libi janë përleshur sot në qendër të Tripolit dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen 5 persona.

Ish-rebelët e Tripolit dhe një grup tjetër luftëtarësh nga qyteti Misrata luftuan me mitralozë dhe granata.

Koloneli Valid Shouaib, anëtar i Këshillit Ushtarak të Tripolit tha se përleshjet ishin shkaktuar nga arrestimi i një luftëtari në Misrata, në prag të Vitit të Ri, nga luftëtarët e Tripolit.

Ai dyshohej për grabitje dhe luftëtarët e Misratas po bënin përpjekje që ta lironin atë.

Grupe të ndryshme të ish- luftëtarëve rebelë janë përplasur në vazhdimësi, që nga përfundimi i luftës civile tetë-mujore, që hoqi regjimin e mëparshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›