E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani burgos vajzën e ish-presidentit

Vajza e ish-presidentit të Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani është burgosur sot dhe gjithashtu i janë ndaluar aktivitetet politike, nën akuzat për propagandë anti-shtetërore, gjatë protestave kundër zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009.
Rafsanjani kishte përkrahur reformatorët, pas votimit që kritikët thonë se ishte i manipuluar, me qëllim zgjedhjen e Mahmud Ahmadinexhadit në krye të vendit.
Faezeh Hashemi Rafsanjani ishte arrestuar dhe u ndalua për pak kohë, pas një tubimi protestues.
Agjencia e lajmeve ISNA thotë se ajo është paraqitur në gjykatë muajin e kaluar, nën akuzat për zhvillim të fushatave kundër formacionit islamik.
Agjencia e lajmeve citoi avokatin e saj të ketë thënë se Faezeh është dënuar me gjashtë muaj burg dhe i është ndaluar angazhimi në çdo aktivitet kulturor dhe politik në pesë vitet e ardhshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›