E Diel, 1 Nëntor 2026

Në gjyq shkaktari i vetëvrasjes së bashkëshortes

Burime pranë kësaj prokurorie konfirmuan sot se, organi i akuzës regjistroi për shqyrtim në Gjykatën e rrethit Tiranë aktet procedurale në ngarkim të shtetasit Petrit Goga, 31 vjeç, me banim në Tiranë.
     
Sipas materialit hetimor, 31-vjeçari Goga, dyshohet se para dy vjetësh ka shtyrë në vetëvrasje bashkëshorten e tij, 27-vjeçaren  M. Goga. Viktima u gjet e vdekur në pusin e shtëpisë së familjes Goga në fshatin Ndroq të  Tiranës në maj të vitit 2007.

Shkak për ngjarjen mendohet të jetë bërë dhuna që bashkëshorti ushtronte ndaj gruas së tij. Ndërkohë që procesi ndaj këtij shtetasi pritet të nisë së shpejti.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›