Akuzohet 31 vjeçari: Shkaktar për vetvrasjen e gruas
Prokuroria e Tiranës shprehet se se provat e mbledhura e akuzojne nje 31 vjecar si fajtor per vetvrasjen qe ka kryer gruaja e tij para dy vitesh. Bashkeshorja e tij u gjet e vdekur ne nje pus ne oborrin e shtepise
TIRANE-Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet mbi çështjen penale të një 31 vjeçari që akuzohet si shkaktar i vetëvrasjes së bashkëshortes së tij.
Burime pranë kësaj prokurorie konfirmuan sot se, organi i akuzës regjistroi për shqyrtim në Gjykatën e rrethit Tiranë aktet proceduriale në ngarkim të shtetasit Petrit Goga, 31 vjeç, me banim në Tiranë.
Sipas materialit hetimor, 31 vjeçari Goga, i arrestuar, dyshohet se ka shtyrë në vetëvrasje bashkëshorten e tij, 27 vjeçaren Mimoza Goga, para dy vjetësh. Mimoza Goga u gjet e vdekur në pusin e shtëpisë së familjes Goga në fshatin Ndroq, të Tiranës në maj të vitit 2007. Shkak për ngjarjen mendohet të jetë bërë dhuna që bashkëshorti ushtronte ndaj gruas së tij.
Procesi ndaj këtij shtetasi pritet të nisë së shpejti.
(d.b/BalkanWeb)