E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krugman: Ekonomia e SHBA-së po përmirësohet

Pas përfundimit të recensionit në ekonominë amerikane ka folur, Paul Krugman fituesi i çmimit Nobel në vitin 2008 për çështjet ekonomike.
Sipas Krugman tashmë ekonomia amerikane është më e qëndrueshme dhe tregu imobiliar ose i pronave të patundshme nuk është më në ato nivele të ulëta si në vitin 2008.
"Tashmë tregu amerikan ka një lëvizje të kapitalit financiar. Çmimet e banesave, çmimet e qirave si edhe të ardhurat e pronarëve të tyre janë në normat normale të kohës së para krizës",tha ekonomisti Krugman.
Sipas nobelistit tashmë tregu i pasurive të patundshme ose i blerjes së shtëpive nuk do të jetë në rënie, por do të qëndrojë në kuota stabël.
Përmirësime ka pasur edhe në lidhje me çështjen e papunësisë, sipas Krugman shënjat tregojnë një stabilizim si edhe ulje të numrit të të papunëve.
Paul Krugman është një nga të vetmit ekonomistë në botë i cili arriti të parashikonte recensionin e sistemit bankar amerikan si edhe krizën globale.
Krugman mori çmimin Nobel në 2008 për zbulimin e teorisë së "tregut të ri".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›