Gati hapja e Universitetit të Peshkopisë, degë e UAMD-së
24/09/2009 Ekonomik, Mësuesi dhe Shkollë e Lartë Profesionale
DURRES- Afro 200 studentë do të nisin në fillim të muajit tetor studimet në Universitetin e Peshkopisë, degë e universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Zëvendësrektori i këtij universiteti Mithat Mema është shprehur se edhe Universiteti i Peshkopisë do të ketë tre fakultete: atë të Edukimit me tetë degë mësuesie, Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkollën e Lartë Profesionale. Në lidhje me degët e mësuesisë që do të jenë të hapura në këtë filial të UAMD-së ato lidhen me profilet e matematikë-fizikës, bio-kimisë, gjuhë-letërsisë, informatikë-matematikës etj. Në Fakultetin e Ekonomisë do të hapen degët: Financë-bankë, Menaxhim-marketing dhe Administrim-biznes. Në Fakultetin e Shkollës së Lartë Profesionale do të jenë degët: Infermieri e përgjithshme, specialist rrjetesh kompjuterike dhe asistent ligjor. Zv/rektori Mema ka shtuar se në lidhje me godinën dhe stafin akademik çdo gjë është e zgjidhur. Përkohësisht është marrë një kat i një shkolle të mesme në Peshkopi, ndërkohë që për vitin e ardhshëm pushteti lokal ka dhënë garanci për një godinë më të përshtatshme. Stafi akademik do të përbëhet si fillim nga pedagogë që do të punojnë paralelisht në të dy universitetet, Durrës dhe Peshkopi. Nga ana tjetër aplikimet për të punuar si pedagog në Universitetin e Peshkopisë janë të hapura deri në datën 26 shtator. Këtë vit në UAMD u diplomuan 150 studentë dhe ata që përfunduan një nga tre degët e Fakultetit të Ekonomisë janë punësuar që të gjithë. Zv/rektori Mema ka bërë të ditur se kanë qenë 27 studentë të këtij fakulteti dhe sipas informacioneve të tij ata janë punësuar që të gjithë.
Ndërkohë është hedhur poshtë kërkesa e Universitetit të Durrësit nga KRRT-ja e bashkisë për godinë të re. Rritja e numrit të studentëve që kërkojnë të ndjekin studimet në këtë universitet ka detyruar rektoratin që të kërkojë ngritjen e një godine të re, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga KRRT-ja e Bashkisë së Durrësit në mbledhjen e fundit. Në muajin nëntor të vitit të kaluar me vendim të qeverisë godina e kinoklubit të portit iu dha universitetit, ndërsa pas disa muajsh, në prill të këtij viti, ky vendim u plotësua edhe me dhënien e truallit. Në këto kushte UAMD hartoi projektin për ngritjen e një godine të re në këtë vend, duke kërkuar edhe lejen e sheshit dhe lejen e ndërtimit për një ndërtesë 6-katëshe dhe një kat nën tokë. Në diskutimet paraprake me Bashkinë e Durrësit, kjo e fundit kërkoi që aty në këtë projekt të UAMD-së të përfshihej edhe një ambient për bibliotekën e re të qytetit, meqenëse godina ku gjendet biblioteka aktuale i është kthyer pronarit të dikurshëm. Në mbledhjen e fundit të KRRT-së, e cila u zhvillua para disa ditësh, kërkesa e universitetit u hodh poshtë. Zv/rektori Mithat Mema tha se “ne jemi të surprizuar nga vendimi i KRRT-së së bashkisë dhe nuk kemi akoma një përgjigje zyrtare se përse ky vendim u hodh poshtë”. Xh. Gradica