Anëtari i bandës së Durrësit sëmuret përballë dëshmitarit
25/09/2009 Bujar Gashi i largohet përballjes në gjykatë me Adriatik Colin, bashkëpunëtor i drejtësisë
Pas largimit të dëshmitarit, gjyqin e la edhe avokati Ilia Ilia
TIRANË- Tashmë Adriatik Coli, dëshmitar i Bandës së Durrësit është kthyer në person nga i cili kanë frikë të përballen të gjithë para gjykatës. Një veprim të tillë bëri dje në sallën e gjyqit i pandehuri Bujar Gashi një prej anëtarëve të bandës së Durrësit, i cili është në gjykim më vete. Ndërsa Bujar Gashi dje ishte në cilësinë e të pandehurit, Adriatik Coli që është me këtë cilësi në gjyqin ku pjesëmarrës janë të gjithë anëtarët e bandës, dje ishte dëshmitar. Coli i penduari i drejtësisë për këtë bandë, ka zbërthyer ngjarjen për të cilën akuzohet Bujar Gashi. Në rrëfimin e tij pasi u pendua, Coli ka thënë se Bujar Gashi me origjinë nga Kukësi dhe banim në Durrës, ka qenë i angazhuar së bashku me Indrit Doklen, Indrit Taullaun, për të varrë Dritan Dishën. Për këtë Coli tha se është i sigurt se ka qenë edhe vet i pranishëm. Gashi dje në seancën e radhës është paraqitur para trupit gjykues e më pas është larguar duke deklaruar se nuk ndihej mirë nga gjendja shëndetësore. Pas largimit të Bujar Gashit sallën e gjyqit e la edhe avokati Ilia Ilia. Ky i fundit e justifikoi largimin me mosmarrjen e lejes nga i pandehuri për ta përfaqësuar në mungesë. Duke parë këto kushte, seanca gjyqësore nuk mundi të zhvillohej. Ajo u ndërpre me vendim të trupit gjykues për t’u vazhduar të hënën në datë 28 shtator, po me të njëjtin objekt. Bujar Gashi u arrestua në Itali pas shpalljes në kërkim nga Interpoli dhe pas nisjes së procedimit penal. Ngjarja për të cilin akuzohet Bujar Gashi ka ndodhur në vitin 2000 në Shenavlash të Durrësit. Në bazë të hetimeve të Prokurorisë rezulton se Dritan Dishës i zunë pritë disa anëtarë të “Bandës së Durrësit”. Mësohet se Indrit Dokle, Adriatik Coli, Indrit Taullai dhe Bujar Gashi ishin angazhuar për të vrarë Dritan Dishën. Indrit Taullai qëndroi 500 metra para anëtarit që ishte caktuar për të qëlluar mbi Dishën, me qëllim që të sinjalizonte ardhjen e “shënjestrës”. Pas sinjalit të Taullait, e cila ishte një e shtënë pistolete, autorët afrohen dhe dallojnë dritat e një automjeti.