E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro kap majat rritet kosto e kredive

TIRAN- Blerja e euros po behet cdo dite e me teper e kushtueshme. Monedha europiane po fiton cdo dite e me teper pike ndaj lekut ku vetem dy dite me pare arriti ne shifra rekord per kete vit. Gjate dates 1 prill 2011 nje euro u kembye mesatarisht me 140.64 lek. Ajo qe eshte me shqetesuese ka te beje me faktin se leku ka filluar te humbe pike gradualisht ndaj euros duke nisur nga gjysma e muajit mars.

Ne 15 mars nje euro eshte kembyer mesatarisht me 140.1 lek vetem nje jave me pas me date 21 monedha europiane arriti ne 140.30 lek. Rritja vijoi edhe me tej ku gjate diteve te fundit te marsit nje euro kembehej me rreth 140.40 lek. Kulmi ka rritur me date 1 prill ku nje euro eshte kembyer mesatarisht me 140.64 lek. Kjo eshte edhe shifra me e larte e arritur gjate ketij viti.

Pergjate kesaj periudhe ata qe kane blere euro kane qene te detyruar te paguajne me shume lek krahasuar me nje muaj me pare. Situata paraqitet edhe me shqetesuese nese te dhenat e ketij viti krahasohen me nje vit me pare. Me date 2 prill 2010 nje euro eshte kembyer me 138.90 lek ose rreth 1.75 lek me pak se ditet e para te prillit gjate ketij viti.

Shtrenjtimi i euros ka dy ndikime te drejtperdrejta ne ekonomi te cilat jane edhe me te prekshmet nga konsumatoret. E para ka te beje rritjen e kostos se kredive ne kete monedhe per ata qe te ardhurat i kane ne lek dhe kredine ne euro. Nese ne prill 2010 per te blere 100 euro duheshin paguar rreth 13 900 lek gjate fillimit te ketij muaji duhen paguar minimumi 14 060 lek.

Rritja e euros gjithashtu prek drejtperdrejte cmimet. Pjesa me e madhe e kerkesave te konsumatoreve per mallra perballohen nga importi. Tashme tregtaret duhet te paguajne me shume lek per te blere euro ndersa koston finale e paguan konsumatori duke i blere mallrat me nje cmim me te rritur.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›