E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret me shume kredi per te blere shtepi

TIRAN- Shqiptaret e gjejne tek kredimarrja zgjidhjen per te blere shtepi. Pjesa me e madhe e kredive te leshuara nga bankat tregtare ndaj individeve kane per qellim blerjen e banesave duke e kthyer kete sektor ne nje nder me te financuarit ne vend.

Referuar te dhenave te Bankes se Shqiperise me shume se 70 per qind e totalit te kredise se leshuar nga bankat eshte perdorur per strehim nderkohe qe te mira te te tjera si blerja e makinave mobiljeve apo financimi i pushimeve mbeten prioritet te dores se dyte dhe te trete. Madje shumat e harxhuara per kete qellim po ulen me ritme te larta gjate viteve te fundit.

Nje studim i kryer nga Open Data Albania ODA ne lidhje me shperndarjen e kredise qe kane marre individet gjate vitit 2011 ka dale ne perfundimin se pjesa me e madhe e financimeve jane kerkuar per blerje apartamenti ndersa verehet nje ulje e ndjeshme e kredive per blerje makinash apo mallrash te tjere te ngjashem. Deri ne fund te muajit janar 2011 nga bankat jane leshuar rreth 140 miliarde lek kredi ku pjesen derrmuese e perbejne ato per shtepi.

Kater jane llojet e kredise qe merren nga individet. Lloji i pare ka te beje me kredite per blerjen e pasurive te paluajtshme sic jane shtepite apo tokat lloji i dyte ka te beje me kredite per blerjen e mallrave te qendrueshem te cilat perdoren per nje periudhe afatgjate sic jane makinat mobiljet apo mallra te tjere te ngjashem. Llojet e tjera te kredise qe mund te marre nje individ jane ato konsumatore te cilat perdoren kryesisht per financimin e shpenzimeve afatshkurtra kredite per ushtrim aktiviteti te cilat jane te lidhura direkt me hapjen e ndonje biznesi si dhe overdraftet.

Kredite per shtepi vazhdojne te zene cdo muaj e me shume hapesire ne totalin e kredive te leshuara nga bankat. Ne vitin 2007 kredite per shtepi zune rreth 63 per qind te totalit te kredive ne vitin 2008 ky tregues eshte rritur deri ne rreth 66 per qind nderkohe qe pergjate viteve 2009 dhe 2010 kredimarrja per shtepi eshte vertitur ne rreth 70 per qind te totalit te kredive te leshuara nga bankat. E njejta tendence rritje verehet edhe pergjate muajit te pare te vitit 2011 ku kredite per shtepi kane zene 70.7 per qind te totalit te kredive.

Duket se shqiptaret kane hequr dore nga shpenzimet e te tilla sic jane ato per blerja makinash apo mobilim shtepie qe prej fillimit te shfaqjes se shenjave te krizes ekonomike boterore edhe ne vendin tone. Nese pergjate viteve 2007-2008 kredite te ketij lloji kane zene rreth 16 per qind te totalit te kredive ne fund te vitit 2010 ato jane ulur deri ne 5.4 per qind. Pergjate viteve te fundit eshte verejtur nje rritje e kredive konsumatore.

Politikat e bankave apo lehtesia qe miratohen keto kredi ne raport me te tjerat ka bere qe individet te jene me te prirur per te marre kredi konsumatore.
Disa jave me pare Banka e Shqiperise botoi raportin per aktivitetin kreditues ne Shqiperi pergjate tremujorit te katert ne Shqiperi duke parashikuar shtrengim te kushteve per kredite konsumatore apo per blerje shtepie pergjate muajve te pare te ketij viti. Keto dy lloje kredish jane edhe me te kerkuarat nderkohe nga individet.


Ulen kredite per ushtrim aktiviteti
Rritja e kredive per shtepi pergjate janarit 2011 eshte bere kryesisht ne kurriz te kredive per ushtrim aktiviteti. Ne raportin per aktivitetin kreditues te publikuar gjate fundit te vitit 2010 Banka e Shqiperise kishte parashikuar nje shtrengim te metejshem te kushteve te kreditimit per individet. Nje gje e tille eshte vertetuar tek kredite per ushtrim aktiviteti. Nuk dihet nese kane qene politikat shtrenguese te bankave apo interesi i ulet i individeve per kete lloj kredie por te dhenat tregojne se ajo ka pesuar ulje te metejshme pergjate muajit te pare te vitit 2011.


INSTAT perkeqesohet sektori ndertimit
Rritja e peshes se kredive per blerje banese por ecen ne kah te kundert me zhvillimin e sektorit te ndertimit ne Shqiperi. Te dhenat e Institutit te Statistikave per Prodhimin e Brendshem Bruto 2010 raportojne per perkeqesim te treguesve te sektorit te ndertimit pergjate ketij viti. Madje periudha me e keqe e aktivitetit te ndertimit ishte tre mujori i fundit i 2010-s pergjate te cilin ky sektor pesoi nje renie me rreth 15 per qind krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›