Konfindustria Te miratohet sa me shpejt projektligji per amnistine fiskale

Gjergj Buxhuku
Tirane 3 prill 2011 NOA- Administratori i Pergjithshem i Konfindustrise Gjergj Buxhuku nepermjet nje njoftimi per mediat i ka kerkuar qeverise dhe politikes shqiptare qe ta miratoje sa me shpejte projektligjin per amnistine e plote.
Sipas Buxhukut vonesa e miratimit te ketij ligji ben qe te mos hyjne ne Shqiperi miliona euro duke shtuar se cdo vonese tjeter do te sillte deshtimin perfundimtar dhe te perhershem te gjithe procesit.
Me tej Konfindustria ka vleresuar edhe projektligjin e amnistise fiskale te miratuar nga Keshilli i Ministrave duke shtuar se ne thelbin e tij ai eshte cilesor dhe i pranueshem dhe ka nevoje vetem per disa permiresime plotesisht te mundshme per tu kryer lehtesisht deri ne javen e ardhshme perpara kalimit te tij per miratim ne parlament.
Kerkesat e Konfindustria-s per permiresimin e projektligjit per amnistine fiskale
1- Amnistia fiskale ne formen e plote eshte e mundshme te miratohet ne Kuvendin e Shqiperise me shumice te thjeshte dhe jo me 3/5 e deputeteve. Nuk ka asnje rast te vetem ne te gjithe rastet e vendeve te BE ne te cilat miratimi i amnistise fiskale te kete kerkuar 3/5 e votave te deputeteve por pa perjashtim jane kaluar vetem me shumice te thjeshte.
2- Marrjen e te gjitha masave dhe ne kohe sa me te shpejte per te shfrytezuar kohen e kthimit ne atdhe te emigranteve shqiptare me rastin e pushimeve verore qe vleresohen si perfituesit dhe kontribuesit kryesore te faljes fiskale
3- Norma e penaliteteve per qytetaret prej 3 e vleres se pergjithshme financiare te amnistuar eshte e pranueshme pare edhe pervojat e vendeve te tjera.
4- Vlera prej 3 te zbatohet edhe per kapitalet dhe asetet e biznesit per hir te parimit te barazise dhe rregullsise se procesit.
5- Heqja e penalitetit prej 1 te vleres se rivleresimit te pasurive te paluajtshme per qytetaret per shkak se shmangiet jane pasoje e drejtperdrejte dhe vetem e ndryshimeve te shpejta dhe te paarsyeshme ligjore.
6- Menjanimi nga skema e amnistise e drejta e bankave te nivelit te dyte ne te cilat do te behet vete deklarimi per te kontrolluar origjinen e parave dhe kapitalit. Legjislacioni shqiptar ka institucione dhe ligje te vecanta si p.sh ligji i ashtuquajtur anti-mafia qe mund te kryejne procesin e verifikimit ne fazat e mevonshme.
7- Te parashikohet ne ligj nxjerrja e akte nenligjore perkatese per procedurat praktike qe duhet te ndjekin qytetaret dhe bizneset dhe qytetareve qe do te perfshihen me vetedashje ne procesin e amnistise.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeBuxhuku Jemi i vetmi vend ne rajon pa falje fiskalePacolli Kemi shume per te unifikuar tia fillojme punesKonfindustria Falja fiskale duhet te nise nga emigrantetBode ne tryezen per amnisti fiskale Ja kategorite qe nuk perfitojne Keshilli i Sigurimit miraton zonen e ndalim-fluturimit ne Libi Lidhjeamnisti fiskale Gjergj Buxhuku konfindustria miratim parlament permiresim projektligj propozim