Na duhen bisedime me Tiranen jo me Beogradin
Gatishmeria per bisedime nenkupton gatishmeri per kompromis. Lehtesia me te
cilen Qeveria e Kosoves i ka pranuar keto bisedime me Serbine pa kurrfare kushtesh
paralajmeron lehtesine me te cilen ajo do ta pranoje kompromisin ne fund. Per ckado
qe Qeveria e Kosoves do te bisedoje me Serbine ajo do te pranoje qe ajo gje nuk i takon
Kosoves qe ajo ceshtje eshte e diskutueshme.
Me keto bisedime nuk do te gjejme pergjigje per pyetjet por ceshtje te brendshme te Kosoves do te vihen ne pikepyetje. Pavaresia formale e Kosoves njemend na solli shume pak si shtet por me keto bisedime pa agjende publike dhe me nje kryenegociatore pa platforme per negociata gjithcka eshte e rrezikuar. Agjenda percakton se cka eshte e negociueshme dhe cka eshte e panegociueshme.
Duke e mbajtur agjenden te fshehte Qeveria e Kosoves na e ka
deshmuar qe e vetmja gje e panegociueshme per te jane vete negociatat.
Me kete menyre te te berit politike Republika e Kosoves nuk eshte me Republike
parlamentare por eshte Republike qeveritare.
E nese politika e Republikes vazhdon te mbetet pa Parlament atehere edhe qeveria e shtetit shpejt do te mbetet pa Republike. Keta qeveritare kane deklaruar se do ta perfshijne edhe opoziten e shoqerine civile ne bisedime me Serbine. Se pari ata po orvaten qe ta shmangin vemendjen nga bisedimet e pranuara te biseduesit ende te papranuar. Dhe se dyti ata duan ta mbajne pushtetin per vete e ta ndajne fajin me gjithe te tjeret.
Problemi me keto bisedime nuk eshte te perfaqesimi i pamjaftueshem ne bisedime por te pronesia e pamundshme mbi keto bisedime. Ne sjemi te lire qe te bisedojme lirshem me Serbine. Serbia eshte shtet me ushtri e polici te veten dhe me institucione shteterore qe jane sovrane pa instanca nderkombetare mbi koken e tyre.
Kurse ne Kosove eshte KFOR-i mbi FSK-ne eshte EULEX-i mbi policine e Kosoves dhe jane Pieter Feithi me dy kapelat e tij e ambasadori amerikan Dell pa kapele
permbi te gjitha institucionet e Kosoves. Neve jo vetem qe nuk na njeh e pranon Serbia
por edhe ndermjetesi pra Bashkimi Evropian e njeh Serbine qe sna njeh neve dhe nuk
na njeh neve porsi Serbia.
Kjo pabarazi drastike eshte padrejtesi elementare qe doemos eshte reflektuar edhe ne agjenden e fshehte dhe ska se si sjell rezultate te mira per neve. Perderisa ne ndodhemi nen protektorat nderkombetar Serbia vazhdimisht do te kerkoje negociata me Kosoven. Sepse ajo fiton koncesione te reja dhe ne fund ska nevoje ta pranoje teresine e atyre koncesioneve pasi qe e din qe sundimi nderkombetar ne Kosove do tia imponoje Kosoves zbatimin e njeanshem te atyre koncesioneve.
Te gjithe e mbani mend qe Serbia e deshiroi decentralizimin etnik ne Kosove te drejten e vetos per serbet ne kete Kuvend per te gjitha ligjet per ceshtjet jetike shuarjen e TMK-se pjesemarrjen e Kosoves ne borxhin e jashtem te Serbise zonat e vecanta per trashegimine kulturore ortodokse qe i nenshtrohet serbizimit etj.etj. por ajo nuk e pranoi teresine e ketyre koncesioneve qe u quajt Paketa e Ahtisaarit pasi qe e dinte qe Qeveria e Kosoves duke qene perfundi sundimit nderkombetar do ti implementoje te gjitha keto.
Duke qene josovrane ne bisedime me Serbine vetem sa zvogelohet perspektiva per berjen tone sovrane. Keto negociata njemend kane te bejne me integrimet evropiane por ama me integrimin e Serbise ne BE dhe jo me integrimin e Kosoves ne BE. Keto bisedime nuk kontribuojne fare ne integrimin e Kosoves ne BE. Perkundrazi me keto bisedime ne behemi si Bosnja te cilen BE-ja nuk e pranon pikerisht pse eshte teper e decentralizuar per te qene sovrane.
Dhe per shkak se Serbia do te hyje para nesh ne BE ajo do te na kushtezoje pastaj
ngjashem sic ben Greqia me Maqedonine. Kryeministri tha sot qe ne fund do te kemi njohje reciproke me Serbine mirepo konsolidimi dhe cilesia e shtetit tone perbrenda eshte shume me e rendesishme sesa njohja nga jashte. Mos harroni qe Milosheviqi e njohu dhe pranoi Bosnjen jashte Serbise vetem atehere kur Alija Izetbegoviqi e njohu dhe pranoi Serbine brenda Bosnjes ne formen e republikes serbe atje.
Plani i Ahtisaarit e ka hedhur faren e bosnjezimit te Kosoves te cilen tash po e shpie me tutje kjo qeveri permes bisedimeve me Serbine. Ne fillim te shekullit XX Serbia e pat okupuar Kosoven kurse ne fund te shekullin XX Serbia kreu gjenocid ndaj popullit te Kosoves. Pergjate ketij shekulli populli yne aq shume u shtyp e u diskriminua kurse pasurite e vendit tone aq eger u shfrytezuan saqe mund te themi se pikerisht shqiptaret jane e verteta e Serbise.
Mirepo ne takimin e neserm ne Bruksel znj. Edita Tahiri do ta maskoje kete te vertete. Ajo do te mundesoje qe Serbia te duket ashtu sic nuk eshte - te duket e mire me shqiptaret ndaj te cileve nuk leshon asnje shans qe tua nxije jeten dhe te fitoje poena per fqinjesine e mire karshi Kosoves brenda se ciles i financon dhe dirigjon strukturat e saj ilegale. Milosheviqi Koshtunica dhe Tadiqi kane dallime kur shihen nga Brukseli Nju Jorku apo Uashingtoni por jo edhe kur shihen nga Prishtina. Ata i kane qellimet e njejta kurse mjetet iu ndryshojne kryesisht vetem ne masen ne te cilen rrethanat kane ndryshuar.
Serbia i ka shume borxh Kosoves dhe shqiptareve. Borxhi qe na e ka Serbia duhet te
jete kusht per bisedimet me te. Bisedimet pa kushte me Serbine jane falje ndaj saj pa na
kerkuar ajo njehere falje neve. Kosoves nuk kane se cfare i duhen keto bisedime. Keto bisedime po i nevojiten kryeministrit Thaci per pushtet e jo Kosoves si shtet. Politikanet e korruptuar e te shantazhuar si puna e Thacit po i pranojne negociatat ne menyre qe korrupsioni dhe shantazhi i tyre te behet te negociueshem.
Ne kohen kur kemi gjithnje e me pak buke e vende pune dhe gjithnje e me shume premtime qe nuk i rrisin pagat por cmimet qeveria ka vendosur tinez per spektaklin nga Brukseli te cilin do ta paguajme shume shtrenjte. Neve na duhen bisedime me Tiranen e jo me Beogradin. Ne duhet te koordinohemi si komb dhe ti harmonizojme hapat strategjike qe te behemi komplementare e jo te jemi konkurrente.
Ne duhet ti kthehemi vetes ne duhet ta lidhim sistemin energjetik te Kosoves me ate te Shqiperise ne duhet ti perafrojme sistemet fiskale drejt integrimit ne nje zone tatimore dhe doganore etj.etj. Ta realizojme shtetndertimin si sovranitet dhe zhvillimin ekonomik si prodhim. Asnjera prej ketyre nuk behen nga bisedimet me Serbine. Secila prej ketyre behet shume me kollaj permes bisedimeve me Shqiperine.