E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë e "Maratona 2010", këngë në ministrinë e Kulturës



Të rinj të e festivalit "Maratona 2010", kanë përshëndetur ditën e sotme ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri me një këngë arbëreshe në ambientet e ministrisë. Por në këtë përshëndetje nuk kanë munguar as dhuratat simbolike. Krahas të rinjve nga Durrësi, Tirana, Shkodra, Korça e shumë qytete të tjera kanë qenë prezentë edhe të rinj nga Prishtina, Ulqini, Budva, Shkupi dhe Sofia duke realizuar kështu shkëmbime kulturash dhe eksperiencash rinore. Gjatë fjalës së tij ministri Xhaferri ka pohuar se do të jetë gjithmonë në mbështetje të evenimenteve të tilla.

Festivali i të rinjve "Maratona Rinore 2010" organizohet nga Fondacioni Kulturor "Bluepidamnus", me mbështetjen e Ministrise së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe bashkisë Durres. Ky eveniment i përvitshëm, një nga të vetmit e këtij lloji në Shqipëri e rajon, dhe do të paraqesë me 20 Maj 2010 në qytetin e Durrësit një shfaqje finale në teatrin "Aleksandër Moisiu".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›