“Sektori energjetik, qeveria maksimumin”
20/05/2010 Dritan Prifti:
Qeveria shqiptare e ka konsideruar dhe konsideron si një ndër prioritetet e saj më të mëdha zhvillimin e sektorit energjetik. Një fakt të tillë, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, e bëri me dijeni dje gjatë fjalimit që mbajti në konferencën “Mbështetja italiane për integrimin e Shqipërisë në BE”. Sipas tij, rritja e sigurisë së furnizimit ka qenë detyra kryesore e Strategjisë Kombëtare të Energjisë dhe është trajtuar në disa skenarë, për të realizuar një furnizim me kosto minimale dhe miqësor ndaj mjedisit. “Dispozitat bazë të sigurisë së furnizimit me energji elektrike janë marrë parasysh përgjithësisht në legjislacion primar dhe sekondar të sektorit elektrik. Rritja e sigurisë së furnizimit përshkon edhe modelin e ri të tregut të energjisë, që nëpërmjet rregullave të bashkëveprimit të operatorëve të ndryshëm, synon pikërisht garantimin e sigurimit të furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike”, u shpreh ai.
Më tej, ai renditi disa nga drejtimet në të cilat është mbështetur puna e qeverisë, si përcaktimi i një politike afatgjatë për zhvillimin e sektorit elektrik, me synim sigurimin e një furnizimi gjithëvjetor dhe cilësor të konsumatorëve me energji elektrike.
“Për realizimin e këtij objektivi, tha ministri Dritan Prifti, u përcaktuan dhe masat kryesore si përmirësimi i kuadrit ligjor dhe rregullator, duke e përafruar me atë të BE-së”.