E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro ngadalëson Evropën

Ngritja e madhe e euros në raport me dollarin kërcënon që të ngadalësojë stabilizimin e ekonomisë së Evropës, pasi që kursi kaq i lartë godet eksportin e 16 vendeve të zonës së euros.

Nëse vazhdon kjo ngritje, ka rrezik se euro do të godasë ekonominë, ka thënë kryeministri i Luksemburgut dhe njeriu numër një i zonës së euros, Jean-Claude Juncker.

Euro javën e kalkuar ka arritur në kuotën më të lartë në 14 muajt e fundit - 1,4968 dollarë. Juncker, megjithatë, nuk është aq shumë i brengosur, përderisa valuta evropiane mbetet nën 1,6 dollar. "Nuk jam shumë i brengosur me nivelin e tashëm, ka thënë ai.

Evropa është e brengosur se qeveria në Washington po lejon dobësimin e dollarit, me qëllim të nxitjes afatshkurtër të eksportit dhe në mënyrë afatgjatë të zvogëlojë vlerën e borxheve, ku kreditori kryesor është Kina.

Jam i impresionuar se si pushteti amerikan deklaron se dollari i fortë është në interes të ekonomisë së SHBA-së, ka shtuar Juncker.

Sipas të dhënave më të reja të Eurostatit, zona e euros në korrik ka pasur një deficit tregtar prej katër miliardë eurosh, kurse një muaj më parë ishte në minus për 12,3 miliardë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›