Partitë kundër policit
Tri parti politike në komunën e Rahovecit kanë nënshkruar një vendim me të cilin ankohen ndaj Nesemi Mullabazit, pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Degët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) në këtë qytet, nuk e njohin këtë polic si përgjegjës zyrtar.
Arsyeja për këtë vendim ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve të para dy vjetëve, që sipas këtyre partive, polici nuk ishte i paanshëm, ngase ai simpatizon një forcë politike.
Adem Krasniqi, komandant i stacionit policor në Rahovec, sqaron se ankesa e këtyre tri partive ndaj vartësit të tij, ka të bëjë me zgjedhjet e para dy vjetëve.
AAK-ja pretendon se ky polic ka ndikuar në zgjedhjet e vitit 2007. Unë i kam kërkuar që të sjellin fakte. Nuk mund tia ndaloj dikujt që jashtë detyrës zyrtare, ta simpatizojë një parti politike, thotë Krasniqi për Express.
Sipas tij, edhe tash pas dy vjetëve ai iu ka kërkuar partive që të dërgojnë fakte, por jo të mbështeten në paragjykime të kësaj forme. Madje ato ankohen edhe ndaj vetë Adem Krasniqit, komandantit të stacionit policor në këtë qytet.
Për të gjitha konsekuencat eventuale të dala si rrjedhojë e këtij vendimi, bartës dhe përgjegjës të tyre e konsiderojmë komandantin e stacionit policor në Rahovec, z. Adem Krasniqi, thuhet në këtë dokument.
Kështu tri partitë politike iu sugjerojnë zyrtarëve dhe anëtarëve të AAK-së, LDK-së dhe LDD-së me seli në Rahovec që të mos përfillin asnjë nga urdhrat apo sugjerimet e eventuale të policit Nesemi Mullabazi duke shmangur çdo bisedë apo kontakt me të.
Ndërkohë, Krasniqi thotë se LDK-ja është tërhequr nga nënshkrimi i këtij vendimi, veprim të cilin ai tha se pritet ta bëjë të hënën edhe LDD-ja. Ka mbetur vetëm AAK-ja, e cila ka qenë e para që është ankuar".