Eurobasket Italia skuadra e vetme pa humbje
Italia është skuadra e vetme pa asnjë humbje pas 4 ndeshjeve në grupe në kampionatin europian që po zhvillohet në Slloveni.
Ukraina u detyrua të kapitullonte në grupin A, mundur 77-71 nga nënkampionia e Europës në fuqi, Franca dhe të dyja skuadrat kanë nga 3 fitore e një humbje.
Në grupin B, kryesojnë Lituania dhe Serbia me nga 3 fitore e një humbje. Ky është grupi me 4 ekipe ballkanase nga 6 gjithsej.
Në grupin C, kampionia e Europës Spanja fitoi 89-53 ndaj Polonisë dhe doli në vendin e parë, pasi Sllovenia vendase u mund nga Kroacia, 74-76, pas kohës shtesë.
Spanja, Sllovenia dhe Kroacia kanë nga 3 fitore e një humbje.
Në grupin D, Italia arriti fitoren e 4-ët në 4 ndeshje, duke mundur Greqinë 81-72. Kjo ishte humbja e parë për grekët.
Tronditjen më të madhe e ka sjellë paraqitja e Rusisë që u mund edhe nga Finlanda, 83-86 pas dy kohëve shtesë dhe që nuk ka asnjë fitore.
Deri tani për në një të tetat e finaleve janë kualifikuar, Franca, Lituania, Serbia, Spanja, Italia, Greqia dhe Finlanda.