Serena Uilliams fiton US OPEN
Numri 1 i botës, Serena Uilliams, fitoi turneun e Çmimit të Madh US Open në Nju Jork pasi mundi në finale numrin 2, Viktoria Azarenka.
Amerikania 31-vjeçare fitoi me sete 2-1, 7-5, 6-7 dhe 6-1 duke pronësuar titullin e 5-të në US Open, pas 2 orësh e 45 minutash lojë.
Finalja ishte e ashpër sidomos në dy setet e parë, ku bjellorusja Azarenka tregoi nivel të lartë.
Por, në setin final, Serena ishte më e fortë fizikisht dhe psikologjikisht duke mos e pasur shumë të vështirë ta mbyllte ndeshjen.
Uilliams realizoi 9 ejse ndaj vetëm 2 të Azarenkës dhe u tregua më e fortë në shërbimin e parë.
Tani Serena ka 17 tituj Grand Slem, duke qenë pranë Martina Navratilovës dhe Kris Evertit, ndërsa Margaret Kërt ka rekordin me 24 tituj. Gjermania Shtefi Graf është e dyta me 22.
Kjo ishte fitorja e 13-të e Uilliamsit në 16 ndeshje ndaj bjelloruses, e cila kishte fituar dy herë këtë vit ndaj amerikanes.