E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurobondi i brendshëm, Bode gati të marrë 200 milionë euro me interes 7. 5 për qind

Afati i maturimit 9-mujor, kostoja e kredisë 15 milionë euro

Ministria e Financave po përgatitet të dalë së shpejti në tregun vendas për të marrë borxhin e parë në euro. Normat e interesit janë parashikuar të variojnë nga 7. 5 deri në 8 për qind, ndërkohë që vlera e emetimit të borxhit parashikohet të jetë 200 milion euro. Sipas përllogaritjeve, kostoja e Eurobondit të brendshëm arrin

vlerën 15 milion euro, vlera e cila përbën vetëm interesat që do të paguajë buxheti i shtetit brenda 9 muajve, afat në të cilin është parashikuar edhe maturimi i borxhit. Burime nga ministria bëjnë të ditur se një grup pune po përgatit draftin, me të cilin më pas do ti drejtohet tregun vendas për emetimin e borxhit. Edhe pse ekspertët tregohen shumë skeptikë në lidhje me emetimin e borxhit në euro për shkak të rritjes artificiale të vlerës së euros dhe zhvlerësim të monedhës kombëtare, Ministria e Financave mbron me forcë tezën se Eurobondi në tregun e brendshëm nuk do të ketë efekte negative.


Borxhi
Emergjenca për borxh, detyron Ministrinë e Financave ti drejtohet tregut të brendshëm për borxh në euro, pasi tregjet financiare ndërkombëtare gjenden në vështirësi, pjesë e cila nuk mund të diktohet nga pala shqiptare. Dështimi i Eurobondit të parë shqiptar ka detyruar Ministrinë e Financave ti drejtohet tregut të brendshëm për financimin e borxhit publik, i cili arrin në 60 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Për herë të parë është shpikur marrja e Eurobondit në tregjet vendase, duke emetuar borxhe në euro. Kjo do të sjellë rritjen e euros dhe kufizimin e monedhës vendase. Një tjetër problem që pritet të hasin tregjet financiare është edhe shterimi i likuiditeteve pasi bankat do të ndjehen më të sigurta me një borxh që do ti japin buxhetit të shtetit pasi ka riskun më të vogël sesa me kreditimin e bizneseve apo individëve. Ministria e Financave po monitoron me kujdes likuiditetin në tregun e brendshëm, dhe në përputhje me strategjinë tonë për të rritur fleksibilitetitin e huamarrjes, për të diversifikuar burimet e financimit, dhe sigurimin e një pjesë të tij në Euro (kuptohet, pa rrezikuar plotësimin e nevojave të sektorit privat), do të shohim edhe mundësinë e emetimit të një bonoje afatshkurtër në tregun e brendshëm, të denominuar në euro, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Financave.


Zhvlerësimi i lekut
Kjo do të sjellë rritjen e euros dhe kufizimin e monedhës vendase. Një tjetër problem që pritet të hasin tregjet financiare është edhe shterimi i likuiditeteve pasi bankat do të ndjehen më të sigurta me një borxh që do ti japin buxhetit të shtetit pasi ka riskun më të vogël sesa me kreditimin e bizneseve apo individëve. Ministria e Financave po monitorin me kujdes likuiditetin në tregun e brendshëm, dhe në përputhje me strategjinë tonë për të rritur fleksibilitetitin e huamarrjes, për të diversifikuar burimet e financimit, dhe sigurimin e një pjesë të tij në Euro (kuptohet, pa rrezikuar plotësimin e nevojave të sektorit privat), do të shohim edhe mundësinë e emetimit të një bonoje afatshkurtër në tregun e brendshëm, të denominuar në euro, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Financave. Nga ana tjetër Ministria e Financave deklaron se likuiditeti në tregun e brendshëm të bonove dhe obligacioneve vazhdon të mbetet i konsiderueshëm. Huamarrja e brendshme nuk ka cënuar aspak likuiditetin e bankave në dispozicion të sektorit privat, gjë që është evidente nga norma mesatare e mbulimit te ankandeve. Kjo norme ka qenë rreth 150 për qind për pesë muajt e fundit, pra për çdo njësi monetare të titujve të shitur nga qeveria, oferta e tregut ka qenë mesatarisht 1.5, apo 50 për qind më e lartë sesa nevoja jonë; Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave mësohet se në të njëjtën kohë, normat e interesit të huamarrjes së brendshme janë ulur në mënyrë konstante.

Qeveria merr 6 milion euro borxh për rikonstruksionin e spitaleve
Qeveria ka miratuar dje marrjen e një huaje prej 6 milion eurosh borxh për rikonstruksionin e gjashtë spitaleve rajonale. Në vendimin e Këshillit të Ministrave mësohet se është miratuar në parim marrëveshja së kredisë së eksportit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG, për financimin e modernizimit të gjashtë spitaleve rajonale kryesore, përmirësimi i imazherisë diagnostike, me një kredi të butë prej 5 958 000 eurosh. Në faqen zyrtare të Këshillimit të Minsitrave mësohet se në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665 datë 18.12.2006, Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

Ornela Manjani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›