Taksistët sot në shesh, protesta kundër konkurrencës së pandershme
prej të cilit rrezikohet edhe jeta e qytetarëve. Nëpërmjet protestës së tyre taksistët e licencuar do të kërkojnë edhe anulimin e vendimit të Ministrisë së Transporteve për liberalizimin e licencave të shërbimit taksi. Sipas taksistëve, dhënia pa kriter e licencave për taksitë ul cilësinë e këtij profesioni dhe vështirëson punën për taksitë ekzistuese. Problemi i konkurrencës së pandershme është ngritur vazhdimisht nga taksistët e licencuar të cilët kanë zhvilluar edhe protesta duke kërkuar ndihmën e institucioneve shtetërore. Taksistët duket sikur nuk po gjejnë paqe ndaj konkurrencës së pandershme. Brenda një periudhe prej disa muajsh nuk kanë qenë të pakta protestat e tyre ku kërkohet vendosja e disa rregullave të forta për moslejimin e taksistëve të palicencuara të punojnë si të tillë. Brenda këtij viti nga shoqata e taksive janë organizuar shumë protesta ku kërkohet të zbatohet ligji e të eliminohen taksitë të cilët punojnë pa targa e pa licenca. Edhe pse ata paguajnë taksa dhe i shlyejnë të gjitha detyrimet ndaj shtetit, pavarësisht kërkesave të tyre të vazhdueshme për të vendosur drejtësi, asnjë masë nuk është marrë për konkurrentët e paligjshëm, të cilët prishin fitimet në një treg pa rregulla. Nëse ky problem nuk gjen zgjidhje dhe konkurrenca e pandershme vazhdon të mbizotërojë në terren të lirë, aty ku nuk merr masa asnjë strukturë shtetërore, protesta e drejtuesve të taksive do të vazhdojë e madje do të përshkallëzohet edhe më tej. Sipas taksistëve, Ministria e Transporteve dhe policia nuk po marrin masa dhe prandaj taksistët janë të detyruar ti përshkallëzojnë protestat nëse vazhdon të mos ketë reagim nga strukturat përkatëse. Taksistët me licencë thonë se po falimentojnë pasi policia, sipas tyre, nuk ndërhyn për ti bllokuar ato pa licencë. Madje, në shumë raste, punonjës të saj, pasi lënë orarin zyrtar dhe zhveshin uniformën e policit, punojnë si taksistë. Sipas vetë taksistëve sapo ata lënë punën lëmë fillojnë të punojnë persona e tjerë që i kanë taksia tjetër pa licencë. Çdokush që blen një makinë, mjafton ta lyejë atë me të verdhë, të vendosë një targë false dhe punon taksi, pasi askush nuk i ndalon. Shoqata e taksive në Tiranë ka bërë të gjitha përpjekjet për të vënë në lëvizje strukturat shtetërore, por në vend të pakësohen, taksistët e palicencuar janë shtuar më shumë. Në të gjitha rrugët e Tiranës shohim taksi private të cilat ushtrojnë punën në mënyrë të paligjshme. Nëse taksistët me licencë e me targa të verdha e paguajnë një ditë me vonesë taksën, ata penalizohen me 100 mijë lekë gjobë.