E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurobondi ne Shqiperi pas 4 Nentorit

TIRANE-Eurobondi i pare shqiptar eshte listuar me 28 tetor dhe u emetua nje dite me pas me 29 tetor. Por vetem me 4 nentor parate do te jene te gatshme qe te udhetojne drejt arkes se buxhetit te shtetit shqiptar. Me pas cdo date 4 nentor te pese viteve pasardhes deri me 2015-en Ministria e Financave eshte e detyruar tu paguaje interesin prej 7.5 per qindesh investitoreve qe moren pjese ne ankandin e realizuar ne Bursen e Londres thekson dokumenti zyrtar i menaxhuesve te ketij operacioni financiar. Ne te gjithashtu vihet ne dukje se sipas klasifikimit te tipit te investitoreve ata qe kane blere eurobondin shqiptar ndahen ne menaxhere fondesh financiare 45 banka 40 nderkohe qe 10 kane qene kompani te huaja te shitjeve me pakice dhe 5 shoqeri sigurimesh. Dokumenti siguron se ne baze te marreveshjeve nderkombetare Ministria e Financave e Republikes se Shqiperise nuk ka regjistruar dhe as nuk ka ne plan te regjistroje ndonje pjese te ndonje oferte letrash me vlere ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe as te kryeje ndonje oferte publike te ketij lloji ne SHBA Japoni Kanada apo Australi.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›