Investigimi/Plani i fshehte i Edi Rames per tu bere president

I gjithe radikalizmi dhe merkatoja e deputeteve qe lideri i opozites po luan keto muaj ne skakieren e politikes shqiptare duke vene ne rrezik edhe vete aspiraten e integrimit te vendit ne BE nuk ka si synim marrjen imediate te pushtetit as rreshtimin ne pole-position per zgjedhjet parlamentare te 2013-s. Bile ky radikalizem nuk ka si synim as mbajtjen me cdo kusht te bashkise se Tiranes. Keto pervoja quhen te kryera e te shterrura per pinjollin e nomenklatures. Ato kane qene fragmente te nje politike fitimprurese por te lodhshme dhe pa ndonje shprese se mund te perseriten me te njejtin rendiment me kalimin e viteve. Atehere kur edhe ka ardhur momenti i iluminimit i kuptimit te ketij rezultati axhenda politike e Edvinit ka ndryshuar kryekeput dhe po synon drejt nje pensioni politik por qe do te ruaje ne njefare mase trafikun e influences dhe perfitime te tjera te karakterit financiar. Duke studiuar disa nga shembujt e fundit qe kane kaluar apo jane aktualisht qiraxhinj te godinave te kryetarit te shtetit Edvini ka kuptuar dhe eshte kandisur qe te gjithe betejen e tij ta drejtoje per nga institucioni i kryetarit te shtetit. Eumlshte ajo shenjestra qe duhet synuar. Pretendimet e fundit te Fatos Nanos jane nje tjeter sinjal se me te vertete tek presidenca eshte jo vetem pensioni i favorshem politik jo vetem influenca e kreut te shtetit por edhe permbushja e hakmarrjes ndaj kryetarit historik atij qe edhe sot e kesaj dite i ben hije ne mbledhjet partiake dhe se le te ushtroje pushtetin e tij arbitrar si kryetar i opozites. Prandaj edhe lobingu politik per tu gjetur ne pole-position ne 2012-n kur te perzihen zaret per zgjedhjen e presidentit te ri eshte edhe kryeaxhenda e liderit te opozites. Ne krye te kesaj axhende eshte afermendsh radikalizmi dhe ngerci politik si nje aksion qe veshtireson disi kreditet e mazhorances por para se gjithash konfirmon kryetarin ne detyre te shtetit si te pazotin per te luajtur rolin qe i ngarkon kushtetuta ate te garantimit te konsensusit dhe te unitetit. Ngerci konfirmon papershtatshmerine e kryetarit aktual te shtetit per te marre nje mandat te dyte dhe prej ketij momenti vjen edhe hapja e negociatave per nje president te ri gare per te cilin liderit te opozites do ti hyje ne pune edhe fushata e blerjeve te mandateve te deputeteve qe ka ndermarre prej me shume se nje viti. E gjithe kjo merkato mbeshtetes te deshperuar te presidentit ne detyre si dhe interesa te tjera transversale qe bashkohen rendom me politiken synojne te plotesojne numrin e duhur per ti garantuar kryetarit te opozites pensionin e parakohshem politik mundesine per influence te moderuar edhe ne te ardhmen si dhe gjasat per mbrojtje institucionale ndaj klaneve okulte qe aktualisht e mbajne peng ne bashkine e Tiranes. Eumlndrra e Edvinit mund te ngjaje me fantapolitiken por njerez qe e njohin mire jopolitikanin Rama thone se ajo i permbush ambiciet e tij personale dhe shoqerohet edhe nga nje plan mason masash per realizimin e saj. Kjo fantapolitike vlen te studiohet si nje virtualitet i aksionit politik te dites por e keqja e kesaj pune eshte se venia qe tani ne zbatim e ketij projekti po i kushton vendit nje radikalizim te panevojshem te situates politike por edhe po ve ne rrezik krejt axhenden evropiane te shqiptareve.
...