Eurodeputetet: Duhet dialog parlamentar
Eurodeputete kane deklaruar se jeta parlamentare bën te mundur edhe përmbushjen e kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë ne BE. “Politika shqiptare nuk e ka kuptuar akoma dhe nuk është e vetmja në kontinent që se ka kuptuar, se te qenit të pozicionuar ndryshëm ideologjikisht nuk do të thotë sulm ndaj njëri- tjetrit. Faktorët kryesorë politikë në këtë vend duhet të mësojnë se është i nevojshëm bashkëpunimi, dhe kjo ju përket plotësisht politikës shqiptare, ne nuk mund të bëjmë shumë për këtë”, eshte shprehur Frank Engel. Ndërsa Haxhimarkaqi ka thënë: “Lidhur me 12 parakushtet, të cilat duhet të arrihen në mënyrë që të fillojë formalisht bisedimet e mëtejshme, unë mendoj se më e rëndësishmja është t’i bëhet thirrje opozitës, t’i bëhet thirrje sistemit politik, të kalojë në një funksionim normal. Opozita ka lënë parlamentin dhe prej eksperiencës sime gjatë punës në vendin fqinj siç ju thashë, kjo ka qenë një eksperiencë e keqe. Ne në Evropë besojmë se shtylla kryesore e një vendi demokratik, është një parlament funksional”. Dy parlamentaret evropiane janë ftuar ne këtë vizite ne Shqipëri nga nënkryetari i parlamentit Vangjel Tavo.