E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, vrasja horror nga xhelozia

Te dy bashkëjetonin prej afro një viti ne një shtëpi private ne lagjen numër 4 te qytetit. Fqinjët tregojnë se ai e prezantonte si mbesën e tij dhe nuk e linte te dilte jashtë thuajse asnjëherë. I moshuari ishte transferuar nga Dardha para një viti, kohe ku ishte ndare nga jeta bashkëshortja e tij. Mësohet se për shkak te sjelljes problematike te tij, dy djemtë dhe vajza thuajse i kishin ndërprerë marrëdhëniet me te. Ndërkohë, ekspertet po vijojnë kërkimet për gjetjen e kokës se te ndjerës Liljana Arapi, e cila nuk ishte martuar asnjëherë. Vitin e kaluar ajo kishte lënë qytetin e saj Bilishtin për te jetuar me 84-vjeçarin. Gruaja u masakrua nga i dashuri i saj i moshuar me thike e sëpatë. Trupi i saj u gjet ne vend grumbullimin e plehrave te Korçës, ne dy thasë plastike. Pak kohe me pare një tjetër ngjarje makabre tronditi qytetin e Pogradecit, kur një 60-vjeçar ekzekutoi te dashurën e tij 30-vjeçare ne një hotel, për shkak te motiveve te xhelozisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›