Eurodeputetët: Koha për liberalizim të vizave për Kosovën

Eurodeputetët Ulrike Lunacek, Tanja Fajon dhe Hannes Swoboda i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të fillojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pa u vonuar.
Ata i kanë kërkuar Presidencës hungareze, që Këshilli i Ministrave ta trajtojë këtë çështje në takimin e 12 majit, raportojnë mediat kosovare
“Duke pasur parasysh këtë dhe përkushtimin e fuqishëm të Presidencës hungareze ndaj integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, ne ju kërkojmë si President i Këshillit t`u bëni thirrje vendeve anëtare që të mos e vonojnë më gjatë procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën dhe të hapin dialogun e vizave sa më parë që të jetë e mundur. Ne do t`ju jemi falënderues nëse përmbajtjen e kësaj letre do t`ua paraqitni të gjitha shteteve anëtare, para fillimit të mbledhjes së Këshillit për Drejtësi dhe Çështje të brendshme që do të mbahet më 12 maj”, thuhet në letrën e eurodeputetëve, të cilën e ka siguruar kjo e përditshme.
Luancek, Fajon dhe Swoboda kanë kërkuar, po ashtu, që Komisioni Evropian menjëherë të përgatisë kriteret që Kosova duhet t`i përmbushë për të përfituar udhëtimin e lirë në shtete anëtare të BE-së.